Sot në Tetovë është hapur spitali privat ”Medica Istanbul” investim nga Turqia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Saffet Murat Dinçer, Drejtor gjeneral i ”Medica Istanbul” për gazetarët tha ”Jemi krenar të hapim këtë spital për të ju shërbyer qytetarëve të qyteteve të Maqedonisë perendimore. Kohëve të fundit kam qenë shumë herë në këtë vend të shkëlqyer për të investuar në mjekësinë e këtyre vendeve. Si rezultat i këtij investimi kemi shumë kushte të siguruara nga mjekë dhe standarde të larta.” tha mes tjerash Dinçer.
Cüneyt Aksakal, drejtor mjekësor i spitalit “Ne me këtë investim do të mëtojmë të jemi lider në gjetjen dhe shërimin e sëmundjeve sipas standardeve të larta mjekësore. Kemi hapësira mbi 2.000 metër katrorë për të siguruar shërim cilësorë. Gjithashtu do të trajtojmë me raste të kancerit. Kemi disa departamente me të cilat do të jemi më afër pacientëve. Do të doja të potencoj kirurgjinë plastike ku së shpejti do të fillojmë me ofrimin e këtyre shërbimeve për qytetarët e këtyre anëve. Gjithçka do të jetë e digjitalizuar. Sipas analizave tona, kemi informacion se në këto zona ka shfaqje të shprehur të kancerit të gjirit dhe mushkërive dhe për këtë do të gjejmë shkaktarin e vërtetë në faza të hershme.” tha mes tjerash Aksakal.
Maja Angelovska, drejtore operative e spitalit të sapohapur tha “Vlerat themelore të Medica Istanbul do të jenë, të jemi të shpejtë dhe të saktë në shërbimet tona. Prioritet i jonë është ndjekja e sëmundjes dhe shërimi i plotë. Te ne përveç teknologjisë, si anë të fortë e kemi edhe lidhjen tonë me kolegët tanë në Turqi të cilët do të na ndihmojnë në shërimin e pacientëve tanë. Rrethi dhe hapësira na bëjnë më veçantë nga tjerët.” tha mes tjerash Angelovska, drejtore operative e spitalit privat Medica Istanbul.
Bëhet fjalë për investim prej 6 deri në 7 milionë euro duke futur këtu edhe planet për të ri investuar. Investimi është nga Medica Istanbul në Turqi. Çmimet e shërimit do të jenë të bazuara në realitetin në Maqedoni, duke u bazuar në çmimet e konkurrencës por shërbimi jonë do të jetë më i mirë se konkurrenca, u tha në mes tjerash në prezentim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri