LAJMI I FUNDIT:

Hapet Edicioni i 49-të i “Verës së Ohrit”

Hapet Edicioni i 49-të i “Verës së Ohrit”

Muzika nga filmat "The Good, the Bad and the Ugly", "Once Upon a Time in the West", "Ishte një herë në Amerikë", "Të paprekurit", "Madalena" dhe nga 15 filma të tjerë, të kompozuara nga Ennio Morricone do të tingëllojë sonte në Teatrin antik në Ohër, në hapjen e edicionit të sivjetmë "Vera e Ohrit".

Kompozitori i famshëm italian dhe fitues i Oskarit, është edhe dirigjent i koncertit që do ta udhëheqë orkestrën hungareze filarmonike "Gjor", në të cilin do të performojë edhe Kori i Operës dhe Baletit të Maqedonisë dhe sopranoja Suzana Rigaçi.

Festivalin të hapur do ta shpallë patronati i tij – presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Krahas Morricones, në 40 mbrëmjet e festivalit do të marrin pjesë muzikantë nga 17 vende, prej të cilëve pjesa më e madhe për herë të parë vijnë në Maqedoni. Prej 11 deri 14 gusht do të performojnë solistë të njohur botërorë – violonistja japoneze Midori, pianisti rus Boris Berezovski, violinistja kroate Monika Leskovar dhe pianisti zviceran Teo Georgiu, i cili me 16 vjet është pjesëmarrësi më i ri në edicionin e sivjetmë "Vera e Ohrit".


Ngjarje e veçantë është mbyllja e festivalit, më 20 gusht, kur do të marrin pjesë kitaristi, flautisti dhe bashkëpunëtori i Sting – Edin Karamazov. /ina/