LAJMI I FUNDIT:

Hapen çerdhet, plazhet dhe kufijtë tokësorë në Shqipëri

Hapen çerdhet, plazhet dhe kufijtë tokësorë në Shqipëri

Nga sot shënohet edhe nisja e një faze tjetër me masa lehtësuese sa i përket COVID-19 dhe nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra, që përkthehet në liri-dalje pa kufizime orari.

Nga sot, e cila përkon edhe me ditën e fëmijëve, hapen kopshtet dhe çerdhet. Siç autoritet përkatëse kanë bërë me dije, ambientet e kopshteve dhe çerdheve janë dezinfektuar dhe do të funksionojnë në rregulla të rrepta sigurie.

Edhe kufijtë tokësorë do të hapen dhe është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritete shëndetësore. Lajmi i mirë është se hapen plazhet që menaxhohen nga struktura akomoduese, hotelet.


Ndryshimi është se këtë vit, plazhet do të menaxhohen nga edhe restorantet, siç bëri të ditur më herët ministri i turizmit Blendi Klosi. Ndërkohë, më vonë, më 6 qershor do të hapen plazhet për qytetarët, të cilët këtë sezon turistik do të kenë në dispozicion më shumë plazhe publike, ndryshe nga e kaluara.

Edhe për sportdashësit ka lajme të mira, pasi do të nisë kampionati i futbollit, edhe pse do të duhet që emocionet e ndeshjeve t’i përjetojnë nga televizori pasi nuk do të lejohen që të ulen në shkallët e stadiumit për të parë skuadrën e tyre të zemrës, me qëllim shmangien e grumbullimeve të mëdha të njerëzve.

Megjithatë, teksa Shqipëria po hapet në masën 99%, nuk ka ende një vendim se kur do të hapet transporti publik, e ndërsa është planifikuar që hapja e pishinave, teatrove, kinemave, e klubeve të natës, mbajtja e konferencave dhe tubimeve të bëhet pas 23 qershorit, edhe pse këto të fundit (protestat) nuk kanë munguar si nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të PD-së, me në krye Lulzim Bashën. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
PZAP gjobit LVV-në me 6 mijë euro pasi kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës mori pjesë në fushatë

PZAP gjobit LVV-në me 6 mijë euro pasi kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës mori pjesë në fushatë

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori