Hallkat e demokracisë
Politika pa vizion dhe e pandershme e ka futur Kosovën në një qorrsokak politik dhe socio-ekonomik. Varfëria dhe papunësia janë në ngritje. Cilësia në arsim dhe në shëndetësi është në rënie. Korrupsioni e krimi i organizuar kanë arritur në pikën më të lartë. Përkujdesja për vlerat e luftës dhe familjet e dëshmorëve është në nivelin më të ulët. Kufijtë tanë për Serbinë janë të depërtueshëm. Qeveria e Kosovës i toleron strukturat paralele serbe. Shkelja e ligjit praktikisht është bërë e ligjshme. Të drejtat e njeriut gjithnjë e më pak po bëhen të përfillshme. Në vend të integrimit evropian kemi çintegrimin përbrenda Kosovës. Kushtetuta na mohon autoktoninë dhe rezistencën ndër shekuj. Flamuri dhe himni na bëjnë joshqiptarë.
Keqqeverisja, raporti i Dick Marty-t dhe zgjedhjet e vjedhura në mënyrë sistematike, e kanë rrënuar imazhin e Kosovës. Kush nuk do të dëshironte një Kosovë krejt tjetër? Vetëm ata që e kanë sjellë Kosovën në këtë nivel të krizës. Politikanët e përdorin fjalën “krizë” vetëm kur i prishin marrëveshjet politike, që në thelb janë biznesore. Për më shumë se një dekadë kurrë nuk i kemi dëgjuar ata duke thënë se ka krizë sociale e ekonomike. Dhe kurrë nuk do ta thonë këtë. Ndryshimi i Kosovës pikë se pari do të thotë ndryshim i pushtetit. Fundi i pushtetit të politikanëve nënkupton fundin e lirisë se tyre. Pakënaqësia është kusht i domosdoshëm për ndryshime, por pa u organizuar pakënaqësia nuk ka shans për ndryshime. Pakënaqësia aktive e ngjallë shpresën për ditë më të mira, ndërsa pakënaqësia pasive është fara e dëshpërimit.
Populli i zhgënjyer ndryshimet i synon nëpërmjet zgjedhjeve qoftë të rregullta, qoftë të parakohshme apo të jashtëzakonshme. Zgjedhjet në Kosovë janë e kundërta e emërtimit të tyre. Në vend që të krijojnë ura bashkëpunimi e komunikimi, zgjedhjet kanë krijuar hendeqe në mes politikanëve dhe popullit. Në çdo palë zgjedhje hendeku është bërë më i thellë dhe më i ashpër. Politikanët e institucioneve më shumë janë të vetëzgjedhur se të zgjedhurit e popullit. Është naivitet i madh nëse mendojmë që politikanët e tillë e jetësojnë vullnetin e popullit. Është humbje kohe nëse kërkojmë llogaridhënie prej tyre.
Në Kosovë demokracia përfaqësuese ku populli zgjedh përfaqësuesit politikë është gjymtuar. Ndërsa demokracia direkte ku populli jep verdiktin e vet nëpërmjet referendumit është ndaluar. Popullit i ka mbetur hallka e fundit e demokracisë, pra demokracia pjesëmarrëse. Secili në Kosovë do të donte që ndryshimet që i kërkon populli të bëheshin përmes zgjedhjeve. Por nëse pushteti e pamundëson që ndryshimet të ndodhin me zgjedhje, atëherë popullit nuk i mbetet rrugë tjetër përveç rrugës se demonstratave dhe formave tjera të demokracisë pjesëmarrëse. Çdo proces negativ politik apo ekonomik do të duhej të pengohej nëpërmjet formave të ndryshme të qytetarisë aktive. Nëse populli nuk e përdor këtë komponentë qenësore të demokracisë për ta materializuar vullnetin politik, lirisht mund të themi se demokracia në vendin tonë është tjetërsuar përfundimisht në plutokraci dhe kleptokraci.
Në vitin që sapo kemi hyrë janë paralajmëruar shumë ngjarje negative. Negociatat politike me Serbinë, shitja e gjigantëve ekonomikë dhe decentralizimi etnik, do të jenë ngjarjet kryesore që do ta karakterizojnë këtë vit. Nëse pushteti arrin t’i realizojë këto projekte, problemet që i ka Kosova tani do të jenë dytësore. Do të ballafaqohemi me probleme që rëndom i kanë vendet në gjendje lufte. Politikanët thonë se populli nuk duhet të merret me politikë, por politika merret me popullin në çdo moment. Kjo kërkesë e politikanëve ka për qëllim që ta bëjë popullin plotësisht apatik ndaj politikës, dhe në ketë mënyrë një grusht njerëzish të bëjnë çfarë të duan me jetën e qytetarëve. Të mos interesohesh për politikën do të thotë të mos interesohesh për gjërat që të rrethojnë. Mungesa e pastërtisë në vende publike, ujit, infrastrukturës, energjisë elektrike, shërbimeve më të mira në administratë, e deri te problemet e mëdha, janë defekte politike. Jeta është e mirë kur politika është e tillë. Populli që është aktiv politikisht, e bën shtetin dhe jetën e vet ashtu siç dëshiron.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker