Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se paraqitja e dorëheqjes nga ana e ministrit Tahiri për kryeministrin Haradinaj, politikisht ka qenë korrekte.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kadri Veseli si kryetar i PDK-së nuk e ka pranuar dorëheqjen e Tahirit dhe kjo punë sipas tij ka përfunduar këtu.
“Unë jam dakord më z.Tahiri se politika ka gisht në drejtësinë kosovare. Drejtësia nuk është e pavarur”.
Haliti ka thënë se është një luftë në Kosovë mes subjekteve politike për të vendosur njerëzit e tyre në institucione të ndryshme.
“Pa marrëveshje politike, edhe në Kuvend nuk mund të votohen”.
Anëtari i kryesisë së PDK-së thotë se Thaçi mund të ketë marrë edhe qëllimisht forcat e njësisë speciale.
“Ai ndoshta ka dashur të demonstroj forcën, sepse edhe ajo është pjesë e Kosovës. Në veri e dimë të gjithë se askush nuk mund të lëviz bash aq lirshëm”, tha ai, përcjell Telegrafi.
“Thaçi është komandant i forcave të armatosura, dhe ka të drejtë të shoqërohet nga policia”, tha Haliti.
Zyrtari i lartë i PDK-së tha se Thaçi nuk ka obligim të njoftojë Veselin për vizitat e tij, pasi i kanë kompetencat e ndara.
“Thaçi nuk ka obligim ta informojë Veselin për vizitën në veri. Ka shumë politikan që kanë villa në Brezovicë dhe ata nuk e informojnë askënd”, tha ai.
Duke folur për ndikimin e Thaçit në PDK, Haliti ka thënë se ai ka ndikim edhe në LDK, AAK dhe disa struktura të Vetëvendosjes.
“Unë besoj se Thaçi ka ndikim edhe në LDK, AAK dhe disa struktura të Vetëvendosjes”, tha ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë