LAJMI I FUNDIT:

Hajvalia suspendon tre gjilanasit dhe Hashanin

Hajvalia suspendon tre gjilanasit dhe Hashanin

Humbja nga Besa nuk është kapërdirë lehtë dhe për këtë Hajvalia duket se ka gjetur fajtorët. Ata kanë suspenduar katër lojtarë të tyre, në të cilët dyshojnë se nuk kanë dhënë maksimumin. Bëhet fjalë për tre lojtarët nga Gjilani, portieri Faton Maloku, mesfushorët Armend Kastrati e Visar Sermaxhaj, si dhe mbrojtësin prishtinas, Erdin Hsahani.

“Të katër këta lojtarë i kemi suspenduar derisa të vijnë pronarët e klubit, Meda (Mehedin Pergjegjaj) e Ragip Murati”, tha për Arenën, drejtori sporti i Hajvalisë, Ali Ajeti. “Ata nuk e kanë dhënë më të mirën që është pritur nga ta”, shtoi Ajeti.

Pronarët e klubit ndodhen jashtë vendit, dhe pritet të vijnë tek javën e ardhshme. Lojtarët me gjasë nuk do të jenë pjesë e skuadrës për takimin e radhës me Fushë Kosovën. Ata të hënën ishin në përgatitje, por nuk u lejuan të stërvitin. /Tribuna/Telegrafi/