LAJMI I FUNDIT:

Hajvalia sfidon Llamkosin

Hajvalia sfidon Llamkosin

Ndeshja ndërmjet Llamkos Kosovës dhe Hajvalisë do ta hap xhiron e 11-të të Raiffeisen Superligës.

Ekipi vushtrrias, pas humbjes befasuese nga Drita, synon që të premten t’i rikthehet fitoreve dhe kreut të tabelës.

Ndërsa, ekipi i Hajvalisë udhëton në Vushtrri me synimin që të vazhdoj serinë e rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit. Pas 10-të xhirove në Superligë, Llamkos Kosva gjendet në vendin e dytë me 18 pikë të tubuara, sa ka edhe Ferizaj që gjendet në vendin e parë. Kurse, Hajvalia pozicionohet në vendin e pestë me 14 pikë të tubuara. /Express/Telegrafi/

Raiffeisen Superliga, xhiroja e 11-të:


E premte

Llamkos Kosova – Hajvalia

E shtune
Ferizaj-Feronikeli
Drenica-Drita

E diele
Besa-Hysi
Trepça-Trepça ‘89
Fushë Kosova-Prishtina
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 13:00.