LAJMI I FUNDIT:

Hajni u kërkon falje viktimave

Hajni u kërkon falje viktimave

Një hajn në Gjermani, i shqetësuar nga faji pasi që kishte plaçkitur një kioske, u kthye disa ditë më votë për të dërguar një letër ku kërkonte falje dhe për të kompensuar viktimat deri në një masë.

Policia thotë se biznesi në Kamen, afër qytetit perëndimor Unna, është plaçkitur të shtunën në mbrëmje ku janë marrë cigare e alkool me vlerë prej rreth 4.300 eurosh.

Duke arritur në punë të enjten, punëtorët e kioskës u habitën kur gjetën një zarf me 400 euro dhe një shkresë në të cilën shkruante “më falni – për t’i kompensuar ato të shtunës mbrëma!".