LAJMI I FUNDIT:

Hajni nga policia kërkon dëshmi se ka vjedhur

Hajni nga policia kërkon dëshmi se ka vjedhur

Një hajn gjerman u është lavdëruar miqve të tij me keqbërjet e tij, por kur ata nuk i besuan, ai ka shkuar drejt e në polici dhe atje ka kërkuar vërtetim për krimin e bërë, e qe besa atje edhe ka mbetur.

Gjermani 37-vjeçar Markus Wulff u kishte treguar miqve të tij se si dy meshkujve të panjohur në parkun e qytetit gjerman Hof u kishte vjedhur dymijë funte britanike.

Mirëpo kur ata e kanë quajtur gënjeshtar të thjeshtë dhe bënë shaka me të, të bindur se ai nuk ka qenë në gjendje të bëj këtë vepër, Markusi i revoltuar ka shkuar drejt e në stacionin policor dhe ka kërkuar dëshmi për krimin e bërë.

Për fat të keq, policia e ka vërtetuar plaçkitjen dhe e ka arrestuar Markusin.