LAJMI I FUNDIT:

Hajnat më të këqij në botë

Hajnat më të këqij në botë

Një çift kishte vendosur të bënte një plaçkitje me armë - por krejt mundi iu shkoi mbrapsht. Pikësëpari në vend të parave, ata kanë vjedhur bukë, ndërsa kanë tentuar të iknin me automjet të gabuar. Pos këtyre iu ndodhi edhe të plagosen, me një plumb të shkrepur rastësisht...

Pos që i ka dënuar me 15 vjet burg, gjykatësi Roland Williams, çiftin e plaçkitësve të pasuksesshëm australian e ka fyer, dhe më të drejtë i ka quajtur "budallenj".

Donna Hayes e Benjamin Jorgensen, të cilët kanë pranuar fajin për plaçkitjen e armatosur, kishin tentuar të vidhnin restorantin Cuckoo në Melburn, në muajin prill të vitit të kaluar. Fillimisht kishin vjedhur një qese përplot me bukë të thekur duke menduar se brenda gjendet fitimi ditor i restorantit.

Më pas Jorgensen kishte harruar se si dukej automjeti i tyre për ikje, prandaj kot kishte tentuar të hapte një automjet të gabuar. Megjithatë, kulminacioni i të gjithave ishte kur revolja që po mbante në dorë, shkrepi rastësisht, dhe plumbi goditi partneren e tij në prapanicë.


Jorgensen (38-vjeçar) do të kalojë tetë vjetët e ardhshme në burg, derisa Hayes (36-vjeçare) shtatë sosh.