LAJMI I FUNDIT:

Hajnat e armatosur i plaçkitin familjen, tetëvjeçarja u kundërvihet hajnave – e rrëzon njërin në tokë (Video)

Hajnat e armatosur i plaçkitin familjen, tetëvjeçarja u kundërvihet hajnave – e rrëzon njërin në tokë (Video)

Një vajzë tetëvjeçare ka arritur ta rrëzojë hajnin e armatosur, vetëm disa sekonda para se ai së bashku me disa shokë ia plaçkitin babanë dhe familjarët tjerë.

Brielle Minia po luante para shtëpisë në qytetin Cavite të Filipineve, kur një katër persona dalin me vrap nga shtëpia e saj duke marrë më vete DVD dhe gjësende tjera me vlerë, transmeton Telegrafi.

Hajnat e armatosur madje i kishin kërcënuar me revole familjarët e saj, por derisa tentuan të ikin nga vendi i ngjarjes, vogëlushja pa u menduar dy herë u doli përpara dhe arriti ta rrëzon në tokë njërin prej tyre.


Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur hajnat e armatosur dalin nga shtëpia e saj, derisa babai i saj mbeti i habitur dhe nuk dinte çfarë po ndodhte pasi në ato momente ishte kthyer në puna.

Si pasojë e këmbëngulësisë së saj, Minia ka pësuar lëndime trupore nga hajnat e armatosur të cilët e përplasën për tokë disa herë. Ajo është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, ndërsa është zotuar se nëse sërish tenton dikush ta plaçkit shtëpinë e saj do të jetë më e përgatitur.

“Herën tjetër do t’i zë”, ka deklaruar Brielle, që për asnjë moment nuk shfaq shenja frike derisa u ballafaqua me hajnat e armatosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori