LAJMI I FUNDIT:

Hajdari: S’kemi skuadër për titull

Hajdari: S’kemi skuadër për titull

Llapjanët vazhdojnë me ‘fjalë pak e punë shumë’. Ani pse Hysi është i dyti në tabelë me vetëm tri pikë më pak se Llamkos Kosova, sulmuesi Fiton Hajdari nuk beson në vendin e parë.

Ai thotë që skuadra e tij nuk ka fond të mjaftueshëm të futbollistëve. “Jemi duke mbledhur pikë për ta siguruar mbijetesën. Momentalisht nuk kemi skuadër për titull kampioni, pasi që kemi futbollistë të ri dhe pa përvojë”, deklaroi Hajdari.

“Për vendin e parë mund të flasim vetëm nëse marrim përforcime në janar”, shtoi ai. Ndryshe, Hysi takimin e ardhshëm e luan në Drenas, kundër Ferronikelin. /Tribuna/Telegrafi/