LAJMI I FUNDIT:

Gül: Do të ndihmojmë njohjen e Kosovës nga vendet islamike

Gül: Do të ndihmojmë njohjen e Kosovës nga vendet islamike

Presidenti turk, Abdullah Gül, gjatë takimit që ka zhvilluar me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, të martën në Ankara, është shprehur i sigurt se bashkëpunimi dhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës do të thellohen, dhe se komuniteti turk në Kosovë dhe qytetarët turq me origjinë shqiptare në Turqi, duhet të luajnë rolin e urës lidhëse midis dy vendeve.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë për njohjen sa më të gjerë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Gül, duke premtuar se do të vendi i tij do të vazhdojë të organizojë kontakte miqësore midis Kosovës dhe vendeve nga të cilat kërkohet njohja. “Fokusim yni do të jenë sidomos vendet islamike”, ka premtuar presidenti turk.

Ndërkaq Krasniqi ka thënë se Republika e Kosovës dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Republikën e Turqisë në të gjitha fushat, si partner strategjikë, në dobi të interesave reciproke, të miqësisë midis dy popujve tanë dhe të bashkëpunimit e të paqes në rajon.

Ai po ashtu ka kërkuar nga presidenti turk që, Turqia si një vend i madh dhe me kredibilitet të lartë ndërkombëtar, të ndikojë të miqtë e saj të shumtë, sidomos në botën islamike, për njohjen sa më të shpejtë dhe më të gjerë të Republikës së Kosovës, për t’ i bërë të mundur kështu hyrjen e saj në familjen e madhe të Kombeve të Bashkuara dhe në organizata të tjera politike e financiare ndërkombëtare.


Delegacioni nga Kosova, të cilit i ka prirë kryeparlamentari Krasniqi është takuar edhe me kryeministrin e Turqisë, Tayyip Erdoğan dhe kryetarin e Parlamentit turk, Koksal Toptan, nga të cilët po ashtu kanë marrë garanci se shteti turk do të angazhohet për të ndihmuar Kosovën në të gjitha sferat, sidomos rreth njohjes së mëtutjeshme të saj dhe zhvillimit ekonomik.

Përveç takimeve me krerët me te larte te institucioneve te Republikës se Turqisë delegacioni i Kosovës është takuar edhe me përfaqësues te shoqatave te shqiptareve ne Ankara si dhe me komunitetin shqiptar qe jetojnë dhe veprojnë ne Ankara dhe me gjerë në Turqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori