LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Nëse LSDM-ja formon qeveri me partitë shqiptare, do të ishte fundi i Maqedonisë

Gruevski: Nëse LSDM-ja formon qeveri me partitë shqiptare, do të ishte fundi i Maqedonisë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për televizionin shtetëror të Bullgarisë deklaroi se formimi i qeverisë së re e mbështetur nga partitë shqiptare do të sjell fundin e Maqedonisë dhe krizë të re ndëretnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sjellja e Deklaratës së partive shqiptare është tentim jo vetëm për ridefinimin e shtetit, por edhe për rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001. Kjë është punë e rrezikshme, kjo është hapje e Kutisë së Pandorës. Në Maqedoni jetojnë disa bashkësi etnike të cilat mund të kërkojnë diçka të re, duke përfshirë edhe maqedonasit, por rishikimi është punë e rrezikshme. Kjo mund të na kthejë në vitin 2001”, deklaroi Gruevski.

Në pyetjen se a e ka njohur zërin e tij në inçizime dhe a janë autentike Gruevski nuk dha përgjigje konkrete.


“Qëndrimi ynë për këtë çështje ishte i qartë, bëhet fjalë për materiale të krijuara dhe montuara, të cilat janë shfrytëzuar me qëllim që ta shkatërrojnë kredibilitetin e institucioneve dhe politikanëve. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për zërin, por edhe për çështjet që kanë të bëjnë me materialet e krijuara, edituara dhe montuara”, tha Gruevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori