LAJMI I FUNDIT:

Gruaja ulërin si ujk

Gruaja ulërin si ujk

Një grua kineze thotë se ka ulëruar si ujk gjatë 26 viteve të fundit, por thotë edhe se nuk di çfarë të bëj në lidhje me këtë.

Hong, 42-vjeçare nga një fshat në provincën Fuzhou, i ka thënë gazetës lokale Straits News: "Ulërimat e mia janë si teshtitjet apo gogësimat, ato nuk mund të kontrollohen. Nganjëherë nuk mund ta ndal nga ulërima as në rrugë. Kalimtarët ikin prej meje apo m’i ngulin sytë, duke menduar se jam ndonjë e sëmurë psikike".

Ajo thotë se ulërimat kanë filluar kur në moshën 16-vjeçare filloi të ndjente dhimbje në shpinë: "Atëherë rastësisht e pata kuptuar se kur ulërij dhimbja më largohet".

Hong thotë se kur ulërin, ajo ndjen një “lirim gazi” brenda saj dhe “nuk mund ta ndaloj".


Në fillim ajo ulërinte vetëm një herë në dy apo tre muaj, por tani nuk mund të ndalojë veten të ulërijë katër-pesë herë në ditë.

Ajo madje thotë se ulërimat e saj po bëhen më të zëshme dhe më të gjata.

Fqinja e saj, Zhang Yimu, thotë se kur e kishte dëgjuar ulërimën e saj për herë të parë kishte menduar se ujqit me të vërtetë ishin jashtë derës.

"Nganjëherë gjithashtu është si alarm. Herët në mëngjes apo vonë gjatë natës i tërë fshati mund të dëgjoj ulërimat e saj", ka shtuar Zhang

Hong ka kërkuar ndihmë në spitalin lokal. Megjithatë, përveç zgjatjes së diskut kurrizor, asaj i është thënë se çdo gjë është në rregull.

Në trend Fun

Më shumë
Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Merr fund një nga gjuetitë më të gjata të thesarit në botë

Merr fund një nga gjuetitë më të gjata të thesarit në botë

Interesante
Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Interesante
Momenti i pështirë kur shumëkëmbëshi e hanë prenë e gjallë (Video)

Momenti i pështirë kur shumëkëmbëshi e hanë prenë e gjallë (Video)

Kalo në kategori