LAJMI I FUNDIT:

Gruaja pastron rrugët 84 vjet radhazi

Gruaja pastron rrugët 84 vjet radhazi

Një gjyshe 104-vjeçare ka pastruar rrugët në qytetin e saj në Kinë për 84 vjet rresht – pa pagesë.

Ding Youzhen, nga qyteti Anfeng, pastron rrugët afër shtëpisë së saj për çdo ditë, raporton e përditshmja kineze People’s Daily.

Ajo thotë se i është bërë ves në të njëzetat e saj kur ajo dhe burri i saj ishin pronarë të një çajtore.

"Ne pastronim rrugët nga porti deri tek çajtorja jonë përditë”, ka thënë ajo.

Edhe pse çajtorja është mbyllur shumë vite më parë, Ding ka thënë se ajo kurrë se ka larguar vesin e pastrimit të rrugëve.


Ajo ka fituar disa çmime për punën e saj në të mirë të komuniteti dhe është bërë një lloj personi i famshëm lokal.