LAJMI I FUNDIT:

Gruaja me dy vagjina

Gruaja me dy vagjina

Ciklet e dhimbshme dhe të gjata si dhe marrëdhëniet e komplikuara seksuale kanë bërë 28-vjeçaren Lauren Williams të mendojë se me pjesën e saj të poshtme diçka nuk është në rregull sikur do të duhej të ishte.

Lauren nga qyteti amerikan Chingford është frikësuar kur e ka kuptuar se ka lindur me një fenomen jashtëzakonisht të rrallë mjekësor. Ajo ka dy vagjina, dy mitra dhe dy qafa të mitrës.

Pas diagnozës shokuese dhe operacionit, falë të cilit tani ka një vagjinë, Lauren më në fund është duke u kënaqur me jetën dhe bën shaka në llogari të saj.

Në të njëzetat e hershme Lauren nuk ka mundur të supozojë pse disa pozita seksi për të ishin shumë të parehatshme. As cikli menstrual nuk ishte si duhej, prandaj Lauren hamendej se kjo vinte si shkak i implantimit kontraceptiv.


Gjinekologu e ka kontrolluar dhe ia ka përcaktuar diagnozën,– bicornuate uterus, dhe më pas është dërguar në sallën e operacionit.

Megjithatë, kur është zgjuar nga anestezioni doktori i ka thënë se diagnoza ka qenë e gabuar, dhe se ka dy vagjina, dy mitra dhe dy qafa të mitrës. Lauren ka qenë e shokuar!

Vagjina të cilën Lauren ishte duke e përdorur ishte përgjysmë më e vogël se një vagjinë normale, e pas operacionit është larguar pengesa në të dy vagjinave dhe tani Lauren ka një të madhe.

"Kam qenë e brengosur pas operacionit jam bërë me vagjinë të madhe dhe nuk e kam ndier veten rehat të flas për këtë me doktorët", ka thënë Lauren.

Mirëpo Lauren sot bën jetë normale, nuk ka dashnor dhe pranon gjendjen e saj. Edhe pse ka dy mitra, vagjina e saj duket krejtësisht normale dhe Lauren nuk ka frikë të krijojë lidhje të reja me meshkuj.

Nëse Lauren ndonjëherë do të dëshiroj të bëhet me fëmijë, do të duhet të ketë kujdes që gjatë kohës së shtatzënisë të përdorë prezervativë që të mos mbetet shtatzënë në mitrën tjetër, shkruajnë mediat amerikane.