LAJMI I FUNDIT:

Gruaja konduktore sfidon stereotipet gjinore në Kosovë

Gruaja konduktore sfidon stereotipet gjinore në Kosovë

Nuk është profesion i zakonshëm për gratë e Kosovës, por kjo nuk e pengoi 26-vjeçaren Saranda Sherifi – Rrecaj që të punojë si konduktore në autobusin e linjës 7C të trafikut urban në kryeqytet.

Rrecaj ka bërë thirrje që paragjykimet gjinore të lihen prapa, dhe të ushtrohen edhe profesionet që tash e kohë të gjatë shihen si “burrërore”.

“Fillimisht iniciativa nuk ka qenë e imja. Enti i punësimi më ka telefonuar dhe me ka thënë se a je e interesuar për punë. Unë në fakt që nga 2015 jam e anëtarësuar aty dhe më kanë thënë nëse je e interesuar për punë, puna është konduktore. Thjeshtë e kam marr me shumë sportivitet. Mu ka dokë interesant përderisa me qenë realist pjesë e tabusë. Kështu që e kam marr thjeshtë nuk ka pasur ndonjë problem as nga familja as nga ana ime, që është pjesë e tabusë se nuk punohet kjo punë se është punë atraktive, është e lehtë“, ka thënëpër KosovaPress.


Rrecaj foli edhe për përkrahjen që mori nga rrethi për këtë profesion.

“E kam ndjerë vetën të privilegjuar. Kam pasur shumë përkrahje si nga stafi i trafikut urban, si prej kolegëve, gjithashtu edhe pasagjerët kanë qenë shumë të sjellshëm. Ndoshta e kam edhe fatin se është linje e re edhe janë shumë të sjellshëm dhe të kujdesshëm, ka pas edhe bakshishe. Mua po më pëlqen si konduktore, po më duket interesant. Edhe më interesant po ma bëjnë edhe pasagjerët edhe mënyra se si po më shikojnë. Thjesht: uuu konduktere femër… Jo. Jo. Bravo, të lumtë, suksese. Sa mirë që po e shohim një femër konduktore. Mënyra e sjelljes është shumë më e mirë me një femër, sesa me një mashkull”, ka shtuar ajo.

Përveç Rrecajt, janë edhe dy gra që ushtrojnë këtë profesion të dominuar nga gjinia mashkullore.

Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Lulzim Rexhepaj ka treguar se kjo ishte ideja e tij.

Rexhepaj tha se punësimi i grave gjithashtu ka përmirësuar shërbimin ndaj pasagjerëve.

“Aktualisht janë duke punuar tri femra në pozitën konduktore në trafikun urban të cilat kanë performancë shumë të mirë. Këto kanë filluar punën dhe i kemi vendosur në linjën 7C ku numri i udhëtarëve është pak më I vogël që ta kenë si lehtësime në fillim të punës. Si ide ka qenë e imja me marrjen e detyrës së kryeshefit ekzekutiv, kam menduar se si të vijmë deri tek një performancë më e mirë, një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve. Dhe duke analizuar ishte  ndër idetë e ndryshme dhe ndër masat që i kemi ndërmarr ka qenë edhe punësimi i femrave meqë si gjini janë më të sjellshme, më korrekte, më të përgjegjshme ndaj punës”, ka deklaruar Rexhepaj.

Ai thotë se edhe pse kjo ndërmarrje është e interesuar të punësojë edhe shofere, deri tani nuk kanë hasur aq të interesuara.

Punësimin e grave e kanë mirëpritur edhe pasagjerët.

Hazbie Zeqiri një grua në moshë, shprehet se konduktoret po e motivojnë edhe më shumë që të udhëtojë më autobusët urbanë.

“Për ata po udhëtoj çdo ditë duhet me punu shumë mirë pse kjo, puna nuk të bënë asgjë, dhe po i ka hije kësaj femre, shumë janë të bukura, janë të sjellshme”, u shpreh kjo e moshuar.

Përshtypjet e tij për kondukteret i ka shpalosur edhe Naim Hajdini, i cili tha se për herë të parë po sheh gra në këtë profesion.

“Mua po më pëlqen shumë se hera e parë që po shoh femra me shpërndarë bileta në autobusë, edhe autobusët e rinj edhe këto vajzat e reja është kënaqësi për mua”, ka shtuar ai.

Edhe Enver Peci i cili udhëtonte me këtë linje u shpreh i kënaqur që tani janë lënë anash disa paragjykime.

“Mirë ish dashur edhe më shumë me pas jo vetëm kjo, ish dashur të arrijnë shqiptarët për me qenë të barabartë, jo vetëm meshkuj. Mendoj që po dhe shumë i saktë, kjo është hera e dytë apo e tretë që vetëm hypi në autobusë kështu rastësisht dhe po e takoj këtë dhe shumë më ka ardhur një kënaqësi kur e kam parë“, ka thënë Peci.

“Trafikut Urban” me konkursin e ri i janë shtuar edhe shtatë gra/vajza që së shpejti pritet të nisin punën. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori