LAJMI I FUNDIT:

Gruaja humb këmbën, fajëson QKUK-në

Gruaja humb këmbën, fajëson QKUK-në
Foto: Arkiv

Baki Avdiu nga Komuna e Podujevës, vazhdimisht është përkujdesur për gruan e tij 48 vjeçare, e cila vuan nga një problem i arteries në këmbë.

Pas një komplikimi më serioz ai u detyra të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencë në Prishtinë. Megjithatë, Avdiu thotë se gruas së tij iu largua një pjesë e këmbës si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor aty.

Ky tani rastin e ka raportuar në polici për të kërkuar drejtësi.


“Rasti i cili sipas prokurorit është cilësuar si ‘Trajtim i Pandërgjegjshëm Mjekësor’, është hap me datën 09 gusht 2021, në stacionin policor Jugu në Prishtinë. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave”.

Ndërkaq kreu i radiologjisë, Bujar Gjikolli, pranoi se ka marrë telefonatë nga burri i pacientes dhe se rasti po hetohet.

“Klinika e Radiologjisë është e pajisur me aparaturë dhe mjete shpenzuese dhe kryen 24 orë shërbime imazherike për nevojat e pacientëve emergjentë shtatë ditë në javë”.

“Jemi të informuar lidhur me rastin, por familjarët nuk kanë parashtruar ankesë me shkrim për atë çfarë ka ndodhur. Në bisedë telefonike familjari na tha që do të sjellë ankesën me shkrim”.

“Në ndërkohë me angazhimin e personelit menaxherial të teknikëve, kemi kërkuar nga teknikët në ndërrim të japin deklaratë se çfarë ka ndodhur e pastaj në varshmëri të të gjeturave do të merren hapat adekuate”.

48 vjeçarja tani po vazhdon të trajtohet në Klinikën Kirurgjike në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Emisari i ri i dialogut bisedon ndaras me Bislimin dhe Petkoviqin, merr ftesa për vizita në Kosovë e Serbi

Politikë
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Kalo në kategori