LAJMI I FUNDIT:

Gruaja gëzohet që bashkëshorti humb kapelën në det

Gruaja gëzohet që bashkëshorti humb kapelën në det

Një gruaje e cila u gëzua kur burri e saj e humbi kapelën të cilën ajo ia ndaloi që ta vendoste në kokë nuk i zgjati edhe aq shumë “fitorja” e saj, pasi që më vonë gjatë ditës deti e nxorri atë përsëri në breg.

Richard Beer ishte duke bërë fotografi mbi molin në Viking Bay të Broadstairs në Kent të Anglisë gjatë muajit qershor, kur një erë e madhe e morri me vete kapelën e tij të preferuar Panama me kashtë poshtë në ujë

Ndërsa Richard u dëshpërua pas humbjes së kapelës që ai e kishte prej 20 vitesh, gruaja e tij Linda Beer nuk arriti që ta mbante të fshehtë gëzimin e saj, pasi që ajo më parë ia kishte ndaluar atij që të vendoste kapelën për shkak se dukej e “zbehtë”, përcjell Telegrafi.


Megjithatë gëzimi i Linda u ndal në gjysmë më vonë gjatë ditës kur Richard 74 vjeçar, doli për një shëtitje përgjatë bregut pasi kishte ngrënë drekë dhe e pa kapelën e tij të dashur të varur në një shtyllë pasi që deti e nxori atë përsëri në breg.

Richard nga Dartford i Kent për The Mirror tha: “Jam i gëzuar që e gjeta përsëri, sidomos pas rastit të fundit dhe faktit se për pak sa nuk mu ndalua tërësisht që ta vendos atë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Kaos në aeroportin turk, një objekt misterioz ndriçon qiellin - përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë të ketë qenë UFO

Virale
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

XXXXXL: Perimetri i gjoksit, më i madh se lartësia!? (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kalo në kategori