LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e përsosur megjithatë ekziston?

Gruaja e përsosur megjithatë ekziston?

Nëse jeni një mashkull në kërkim të gjinisë së kundërt, dhe kërkoni bukuroshe pa të meta, shkencëtarët japonezë kanë zbuluar zgjidhjen për problemin tuaj. Emrin e ka Lisa, pastron, zien dhe nuk bën fjalë.

Shkencëtarët e palodhshëm japonezë kanë arritur të përmbushin ëndrrën e çdo mashkulli – të krijojnë gruan e përsosur (të përshtatshme për nevojat individuale).

Gruaja e përsosur, natyrisht, nuk është prej mishi e gjaku, zien, pastron, masazhon dhe natyrisht e mban gojën mbyllur.

Robotja Lisa mund të blihet në dy variante – në atë shtëpiake dhe seksi, varësisht se çfarë kërkohet.


Për ngjyrën e syve dhe të flokëve u është lënë blerësve të vendosin, e nëse blerësit frikësohen se kjo çudi e teknikës nuk kupton, mashtrohen të gjithë. Lisa njeh zërat dhe pamjet, derisa është e ndjeshme në prekje.

Se a bëhet fjalë për një mashtrim apo Lisa në të vërtetë ekziston, do të marrim vesh së shpejti, kur gruaja e përsosur do t’i paraqitet publikut botëror.

www.perfect-woman.com