LAJMI I FUNDIT:

Gruaja britanike që ka ndoshta “varësinë më të çuditshme” që mund të ketë një njeri

Gruaja britanike që ka ndoshta “varësinë më të çuditshme” që mund të ketë një njeri

Një grua 26-vjeçare ka bërë të ditur se ka një ves shumë të rrallë, për të mos thënë të padëgjuar më parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo ka pranuar se nuk mund ta ndalojë veten të hajë hirin e të shoqit.

Siç shkruajnë mediat, një grua 26-vjeçare nga Britania e Madhe humbi burrin e saj nga një atak astme.


Të dy ishin martuar të lumtur që nga viti 2009.

Megjithatë, pasi humbi bashkëshortin e saj, Sean, nga një atak astme, Casie filloi të mbante hirin e burrit të saj kudo me vete.

“Unë e marr burrin tim kudo, në dyqan ushqimor, në pazar, në kinema, jashtë për të ngrënë, kudo që shkoj”, tha ajo.

Ndërsa kjo dukej ende diçka normale për njerëzit, të gjithë u tronditën kur ajo zbuloi se nuk është vetëm ajo që mban hirin, por edhe e lëpin atë.

Mirëpo, ajo ka rrëfyer edhe se nuk i pëlqen shija e hirit dhe se ka shije si vezë të kalbura. Por, Casie thotë se është mësuar me të dhe gjithashtu ka filluar ta pëlqejë tani.

Edhe pse ajo nuk është një adhuruese e shijes së hirit, ngrënia e saj i jep asaj një ndjenjë lumturie dhe nxitimi të adrenalinës, thotë ajo.

“Kur e hap urnën, kam një ndjenjë lumturie, është si një nxitim adrenalinë për mua dhe sa më shumë ha aq më shumë emocionohem derisa kuptoj se nuk ka mbetur shumë”, tha ajo.

Historia e saj u shfaq për herë të parë në një shfaqje rreth varësive të çuditshme të njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Momenti kur një grua shpëton qenin duke rënë nga dritarja e katit të fundit të banesave në Brazil

Fun

"Kam frikë nga merimangat, kështu që fillova të fle në një tendë", historia e gruas që gjeti zgjidhjen për ta përballuar fobinë

Interesante
Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Foshnja sheh dikë duke folur në një video thirrje për herë të parë, reagimi do t'ju bëjë të qeshni

Fun
Kalo në kategori