LAJMI I FUNDIT:

Gruaja akuzohet për vjedhjen e dekorimeve të fqinjit

Gruaja akuzohet për vjedhjen e dekorimeve të fqinjit

Një grua amerikane është duke u përballur me akuzat për vjedhje pasi që supozohet se i ka "vjelë" dekorimet e Krishtlindjeve nga oborri i fqinjit.

Zyra e sherifit të qarkut të Manchesterit në SHBA ka thënë se një grua 51-vjeçare është gjetur në shtëpinë e saj të hënën në mëngjes me dekorimet e së paku tri shtëpive rreth e qark.

Autoritetet kanë thënë se hulumtimi ka filluar rreth orës 4 e 30 të mëngjesit të hënës, pasi që një grua raportoi një zhurmë të madhe dhe zbuloi se Babadimri e dordoleci nuk ishin më në oborrin e saj.

Pasi që policët shkuan në shtëpinë e saj, një fqinje tjetër e cila po shëtiste qenin raportoi se ajo, gjithashtu, kishte qenë viktimë e vjedhjes.