LAJMI I FUNDIT:

Grevës së 157 kirurgëve, u janë bashkuar edhe ata të Mitrovicës

Grevës së 157 kirurgëve, u janë bashkuar edhe ata të Mitrovicës

Kolegjiumet profesionale të kirurgëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë në javën e tretë të grevës, me të vetmen kërkesë, rritjen e pagave.

Përfaqësuesi i grevistëve, kirurgu Arsim Morina, tha për Radio Kosovën se gjithsej 157 kirurgë janë në grevë. Ai tha se grevës i janë bashkuar edhe kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

Janë mbushur plot tri javë prej se në klinikat e Kirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk është kryer asnjë operacion, përveç rasteve urgjente, pasi që kirurgët e këtyre klinikave po e vazhdojnë grevën. Ata janë të vendosur të vazhdojnë grevën me të vetmen kërkesë, nivelizimi i pagave me ato të  gjyqtarëve dhe prokurorëve, thotë për Radio Kosovën përfaqësuesi i grevistëve, Arsim Morina. Sipas tij, grevës së 157 kirurgëve i janë bashkuar edhe kirurgët e Spitalit Rajonal të Mitrovicës.


“Na janë bashkangjitur: Spitali Regjional i Mitrovicës me nënshkrimet e tyre përkatëse, komplet kolegjiumet kirurgjike. Janë në rrjedha edhe klinikat e tjera, por momentalisht, zyrtarisht, mund t’ ua konfirmojmë vetëm këtë. Kërkesa jonë është e njëjtë dhe e pa diskutueshme, rregullimi i nivelit të pagave në nivel të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kërkesa jonë është e pa negociueshme, nuk diskutohet për çështjen e rrogës, për çështjen e nivelit të saj. Ne jemi në grevë. Greva vazhdon” , thotë Morina.

Ndërkaq, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka komentuar vazhdimin e grevës së kirurgëve duke thënë se kauza është e përbashkët, por rrugët janë të ndryshme. Syla tha se diskutimet kanë përfunduar dhe janë duke e pritur vendimin për Projektligjin për Pagat.

“E kam thënë edhe po e them nëse ka diçka më mirë që mund të bëjnë, në rregull, por edhe mos të harrojnë se këtu nga ana e sindikatës bëhet fjalë për 14 mijë e 80 punëtorë, ndërkaq ky grup i kirurgëve është për 200 apo 300 persona”, tha Syla.

Ndërkaq, Zyra e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës nuk ka dashur të flasë për çështjen e grevës së kirurgëve.

Ndryshe, grevë me kërkesën për kategorizim të pagave pati nga të gjithë punonjësit shëndetësorë, e cila u mbështet nga Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës. Kjo grevë u ndërpre pas takimeve që u zhvilluan në mes të  përfaqësuesve të sindikatës dhe krerëve të institucioneve më të larta në vend, me ç’rast u premtua rritje dhe kategorizim i pagave për punonjësit shëndetësorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori