LAJMI I FUNDIT:

​Greqia përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Shpresojmë në zgjidhjen e çështjeve të tjera

​Greqia përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Shpresojmë në zgjidhjen e çështjeve të tjera

Athina zyrtare ka përshëndetur marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e qytetarëve.

Në njoftimin e saj për shtyp Ministria e Jashtme greke, thotë se shpreson se ky do të jetë fillimi i një procesi për zgjidhjen e çështjeve të tjera të lëna pezull, teksa thekson mbështetjen e saj për ruajtjen e paqes.

“Greqia mirëpret marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës, që ka të bëjë me lëvizjen e qytetarëve. Marrëveshja është arritur në kuadër të dialogut të promovuar nga Bashkimi Evropian në konsultim me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar. Shpresojmë që ky të jetë fillimi i procesit për fuqizimin e një dialogu të sinqertë dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të mbetura pezull që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vepra punën e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajqak. Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor¨.


Kosova dhe Serbia më 27 gusht arritën marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve. Kjo marrëveshje nënkupton se qytetarët e Serbisë dhe ata të Kosovës, do të mund të kalojnë kufirin me kartat e tyre të identitetit, pa pasur nevojë që të pajisen me një letër shtesë të hyrje-daljes. Këtë praktikë Serbia e kishte aplikuar prej 11 vitesh, ndërsa Kosova lëshoi dokumente të tilla vetëm për disa orë gjatë 1 gushtit.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori