LAJMI I FUNDIT:

Greqi, turizmi në krizë të thellë

Greqi, turizmi në krizë të thellë

Dy ditë pas publikimit të të dhënave për ritmet e zhvillimit ekonomik sipas të cilave, ekonomia greke ka hyrë në fazën e recesionit për herë të parë pas vitit 2003, shifra të tjera hedhin dritë mbi dëmin e madh katastrofik që ka pësuar turizmi, një nga themelet me të fortë të ekonomise së vendit.

Shtypi vendas i referohet me reportazhe të shpeshta ditët e fundit hoteleve bosh, si dhe xhiros së vogël nga ata turistë që shkojnë në Greqi, të cilët shpenzojnë shumë pak në krahasim me vitet e tjera në zonat më turistike të vendit siç janë Kreta dhe Greqia e Veriut. Vetëm ne Halkidhiki, perla turistike në lindje të Selanikut, shënohet një rënie prej 20% në mbërritjen e turistëve të huaj.

Konkretisht regjistrohet rënie prej 10.3% e turistëve nga Gjermania, 13% nga Britania, 17.6% nga Rusia. Shkak për këtë krizë, sipas pronarëve të hoteleve, është mosinteresimi i qeverisë për dhënien e fondeve për rregullimin e infrastruktuës së keqe në këto zona si rrugët e këqija, ndotja akustike e sistemi i furnizimit me ujë.

Si viti më i keq turistik për Kreten cilësohet 2009-ta, me përjashtim vetëm të 15 ditëve të para të gushtit, ndërsa rënia e xhiros nga të ardhurat e turizmit kalon shifrën prej 20%.


Edhe kryeqyteti grek Athinë, ka një rënie të theksuar prej mbi 40% krahasuar me vitin e kaluar, ose e thënë ndryshe, 600.000 turistë më pak.

Vlerësohet së, përveç dëmit në ekonominë greke, nga kjo gjendje kanë humbur punën vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti mbi 20.000 vetë, ndërsa janë me qindra hotele që janë mbyllur dhe shiten, midis tyre dhe hotele me pesë yje. /Telegrafi/tch/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori