Kolonel Myslym Pashaj tha për Top Story se deklaratat në mbrojtje të marrëveshjes së detit të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, dëmtojnë pozicionin e Shqipërisë përballë Greqisë në bisedimet e reja. Njeriu që denoncoi i pari marrëveshjen e vitit 2009 të Qeverisë së Sali Berishës, shprehet skeptik për një pakt të ri.
Ju jeni i pari që denoncuat marrëveshjen e detit të firmosur nga qeveria Berisha në vitin 2009. Tashmë, qeveria Rama duket se ka nisur ta rinegociojë atë. Megjithatë, detajet janë mbajtur të fshehta, ka ndonjë arsye përse?
Interesi është shumë i madh. Dëshira për një rinegociim është me interes, por a e ka këtë dëshirë pala tjetër apo jo? Kjo marrëveshje është shumë komplekse. Ajo ka qenë marrëveshje, por tanimë nuk është, sepse Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka hedhur poshtë atë. Për ta rifilluar edhe njëherë do të jetë me shumë vlerë, por do të ketë vështirësitë e saj. Vështirësitë janë të kuptueshme sepse akoma në Shqipëri, sot kur interesohemi për këtë marrëveshje, disa nga udhëheqësit kryesorë politikë të vendit, figura të rëndësishme në vend, siç është Sali Berisha, por edhe të tjerë vazhdojnë të kumtojnë në mënyrë të habitshme, kur një gjykatë shqiptare e ka hedhur poshtë atë, thonë që; edhe 1 mijë herë të trajtohej ky problem, ai është siç ka qenë në atë kohë. Pranojnë që marrëveshja ka qenë e drejtë, nuk ka humbur Shqipëria dhe ky zë që vjen nuk është i përshtatshëm për ne këtu brenda vendit, por ky është një zë që u intereson grekëve.
Së paku nga sinjalet që janë marrë, të paktën nga ministri Bushati, duket se pala greke është e hapur ta rinegociojë. Çfarë mendoni ju që duhet të ketë kujdes pala shqiptare në negociatat e reja që po hapen me Greqinë?
Kanë kaluar 8 vjet, që është një kohë e gjatë. Çfarë ka bërë shteti shqiptar në këto 8 vjet? Problemi është që nga pikëpamja profesionale dhe juridike kishte boshllëqe të mëdha në mosnjohjen e standardeve ndërkombëtare të Konventës së Detit. Kështu që, institucionet shqiptare që duhet të jenë të fuqizuara secila në misionin e saj duhet të kishin bërë trajnime, seminare, trajtime e diskutime që në dëshirën e madhe për të bërë rinegociim, pala shqiptare të ishte e përgatitur.
Ju thoni që pala shqiptare është futur në rinegociata e papërgatitur?
Nuk mendoj se është futur e papërgatitur, por di se çfarë është bërë me institucionet shqiptare. Ne ende nuk kemi një hartë detare të të gjithë hidrografisë që ndahet mes dy shteteve. Nuk e kemi bërë ne një hartë të tillë, e ka bërë pala greke. Ajo është përgatitur në krahasim me ne.
Çfarë rrezikojmë, që të bëjmë një tjetër gabim?
Unë mendoj që pala greke është plotësisht e armatosur që ashtu siç e bëri luftën në tavolinën diplomatike, edhe kësaj radhe nuk do të lëshojë pe, për arsye se kemi të bëjmë me një marrëveshje të firmosur nga të dyja palët dhe kjo i bën ata që të jenë më të sigurtë. Nëse do të lëshojnë pe, pra do të jenë dakort për rinegocim, kjo është një gjë shumë e madhe.
Pse jeni skeptik, ose pse jeni i bindur që pala greke nuk do të rinegociojë sa i përket kufirit detar?
Unë vetë nuk e kam dëgjuar nga goja e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, që të thuhet që pala greke ëshzë e gatshme për të bërë rinegociata. Unë di që problemi është shtruar në tavolinën diplomatike, por ai duhet të marrë udhë, pasi ka disa probleme brenda saj. Duhet të marrë udhë sepse problematika e marrëveshjes është shumë komplekse. Duhet marrë parasysh që pala shqiptare në bisedimet që janë bërë me palën greke, nuk ka qenë e barabartë. Ka qenë profesionalisht e paaftë për të përballuar këtë betejë, që është “luftë” në tavolinë. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj