Një studim i ri për sëmundjen Alzheimer tregon se gratë janë ato që përballojnë peshën më të madhe të sëmundjes, duke u kujdesur për personat e prekur, por edhe si viktima të sëmundjes.
Sipas Shoqatës amerikane të Alzheimerit, çdo sekondë në botë diagnostikohet një rast i ri i demencës. Një raport i ri pas një studimi të kryer kohët e fundit thotë se rastet e sëmundjes pritet të trefishohen brenda 40 viteve, për shkak se ajo shoqërohet me pleqërinë dhe tani njerëzit në mbarë botën po jetojnë më gjatë.
“Raporti Shriver: Eksperienca e një gruaje amerikane me Alzheimerin” është përgatitur nga Fondacioni i Alzheimerit dhe nga Zonja e Parë e Kalifornisë, Maria Shriver, babai i të cilës vuan nga Alzheimeri, sëmundje me të cilën ai u diagnostikua në vitin 2003.
"60 për qind e personave që preken nga sëmundja janë gra. Gratë po ashtu janë ato që kujdesen për të sëmurët dhe miliona prej tyre punojnë me orar të plotë", thotë zonja Shriver.
Raporti studion Alzheimerin në SHBA. Ai thotë se gratë përbëjnë thuajse dy të tretat e njerëzve të prekur nga sëmundja. Ato përbëjnë po ashtu 60 për qind të personave që kujdesen për sëmundjen, pa pagesë. Shkencëtarët dhe sociologët po e quajnë Alzheimerin,“sëmundje e grave”.
"Në grupmoshën 75-85 vjeçare ka një numër më të madh grash se sa burrash, prandaj edhe mundësia e prekjes nga sëmundja është më e madhe për gratë", thotë Dr. Ted Rothstein, neurolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit “George Washington”.
Raporti parashikon se amerikanët do të shpenzojnë 20 trilionë dollarë në 40 vitet e ardhshme për Alzheimerin. Ai thekson nevojën për më tepër fonde për kërkime mbi sëmundjen, si dhe një strategji kombëtare për trajtimin e saj.
Dr. Rothstein thotë se duhen zhvilluar më tepër kërkime për dy proteinat (Tau dhe Amiloidet)që akumulohen në trurin e njerëzve që preken nga Alzheimeri.
Me plakjen e popullsisë së botës, numri i personave të prekur nga Alzheimeri pritet të rritet së tepërmi dhe ende nuk ka një kurë për të. Trajtimet ekzistuese vetëm se i lehtësojnë simptomat. Ndërkohë, rastet e Alzheimerit pritet të prekin 80 milionë njerëz në mbarë botën deri në vitin 2040. 60 milionë prej tyre do të jenë në vendet në zhvillim dhe numri më i madh i tyre do të jenë gra, të cilat nuk do të kenë mundësi të marrin mjekimet e nevojshme. /VoA/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame