LAJMI I FUNDIT:

Graçanicë: Rihapet zyra e PTS

Graçanicë: Rihapet zyra e PTS

Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq, ai për pushtetin lokal, Millan Markoviq, këshilltari i presidentit të Serbisë, Mllagja Gjorgjeviq dhe drejtori i Postës dhe Telekomit të Serbisë, Goran Qiriq janë duke qëndruar sot në Graçanicë.

Ata do të marrin pjesë në ceremoninë e rihapjes së zyrës së Post-Telekomit të Serbisë në Graçanicë dhe do të zhvillojnë takime me, siç thuhet, kryetarët e komunave të Kosovës qendrore.

Këto struktura komunale nuk njihen nga autoritetet ndërkombëtare dhe ato kosovare. Rangjell Nojkiq, drejtor i PTT-së së Serbisë për Kosovën, ka thënë se qeverisë serbe, renovimi i zyrës së postës në Graçanicë i ka kushtuar rreth 90 mijë euro. /rel/