LAJMI I FUNDIT:

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Pejë

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Pejë
Foto: Ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e shtunë në Pejë.

Policia njofton se grabitja ka ndodhur në një pompë derivatesh, transmeton Telegrafi.

“Rr.Nexhat Basha, Pejë, 06.03.2021-04:50. Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë të një pompe të derivateve kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur, nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para dhe disa pako cigare dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Policia njofton se nga  grabitja nuk raportohet për të lënduar, kurse rasti po hetohet. /Telegrafi/