LAJMI I FUNDIT:

Gostivar, për tre muaj kanë ndodhur 14 aksidente gjatë punës

Gostivar, për tre muaj kanë ndodhur 14 aksidente gjatë punës

Periudhën e kaluar në Gostivar janë evidentuar aksidente gjatë punës ku ka pasur persona të lënduar. Në rastin e fundit është një person i mitur i cili mori lëndime të rënda trupore gjatë punës.

Me aksidentet e këtilla po aktualizohen disa pyetje, se sa janë të sigurta vendet e punës ku punojnë punëtorët, a ju sigurojnë investitorët kushte të mira dhe të përshtatshme punëtorëve dhe pse ka kaq numër të madh të aksidenteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vitin e kaluar, në rajonin e Gostivarit në SPB Tetovë janë paraqitur 40 aksidente në punë. Njëra prej tyre ka qenë me pasoja fatale me një person të vdekur, ndërsa në 18 persona të tjerë kanë marrë lëndime të rëndda trupore.


Në tre muajt e fundit të këtij viti, numri i aksidenteve gjatë punës në këtë rajon është 14, ku katër persona kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore.

“Numri më i madh i aksidenteve të vitit të kaluar dhe të këtij viti kanë ndodhur gjatë kryerjes së aktiviteteve të ndryshme të ndërtimit, më së shumti si rezultat i mospërdorimit të pajisjeve mbrojtëse, përkatësisht mosrespektim të kritereve dhe standardeve për mbrojtje në punë”, thonë nga policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
LIVE protesta në Tiranë: Hidhen shashka drejt Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë

Live LIVE protesta në Tiranë: Hidhen shashka drejt Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë

Lajme
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Qeverisë për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Bastisje në veri, policia sekuestron armë dhe pajisje ushtarake

Kronika e Zezë
Shoqërohet në Polici personi të cilit iu konfiskuan një armë e gjatë dhe një pistoletë në Zveçan

Shoqërohet në Polici personi të cilit iu konfiskuan një armë e gjatë dhe një pistoletë në Zveçan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori