Masat që kanë për synim zbutjen e papunësisë kanë hasur në interesim të madh tek qytetarët e Gostivarit.
Nga shpalljet e fundit të publikuara për personat e papunë, rezulton më atraktive të jetë masa për grant për hapje të biznesit me mjete të pakthyeshme. Me anë të kësaj mase pritet që në Gostivar të bëhen 94 punësime të reja gjatë këtij viti, kurse kanë konkurruar 172 qytetarë.
Sipas drejtorit të Agjencisë për punësim në Gostivar, Hisen Amzai, në bazë të aplikimeve të arritura nga personat e papunë, rezulton se dy qytetarë do të luftojnë për një vend pune. Tashmë administrata është duke shqyrtuar dokumentet e aplikantëve dhe pritet që të fillojë edhe faza e përzgjedhjes. Këta persona që do të selektohen, do të marrin nga 5 mijë euro mjete të pakthyeshme për fillim të biznesit. Ende nuk dihet se trajnimet për fituesit e kësaj mase do të zhvillohen me prezencë fizike apo online, dhe kjo do të varet nga pandemia.
“Në fillim të muajit mars të këtij viti patëm disa shpallje publike, prej të cilëve më interesante ishte masa për vetëpunësim përmes grantit me mjete të pakthyeshme, në të cilën masë interesimi ishte shumë i madh. Konkursi ishte i hapur vetëm tre ditë, ku aplikuan 172 kandidatë, me çka pritet që brenda vitit 2021 të bëhen diku 94 punësime të reja”, deklaroi Amzai.
Nga ana tjetër, janë disa masa që tashmë kanë përfunduar dhe kandidatët janë në pritje të rezultateve. Me masat subvencionim në rroga, pritet që të bëhen 35 punësime dhe 110 të tjerë me masën praktikant. Ndryshe, nga masa për vetëpunësim përmes grantit me mjete të pakthyeshme që është më e pëlqyer, në masën tjetër kreditim me mjete të kthyeshme qytetarët shumë pak tregojnë interesim edhe pse shpallje publike për këtë masë ka çdo muaj, thotë drejtori Amzai.
“Kishim shpalljen publike për masën subvencionim në rroga, ku këtë vit nuk jemi të kënaqur me interesimin e aplikimeve për shkak të disa problemeve teknike. Në Gostivar kanë aplikuar 32 subjekte juridike për 35 punësime dhe presim rezultatet. Përveç kësaj, kemi pasur edhe shpalljen publike për praktikant, ku janë paraqitur rreth 105 subjekte juridike për 110 praktikantë. Për çdo muaj, në kontinuitet është edhe masa për kreditim me mjete të kthyeshme, por që ka më pak të interesuar”, deklaroi Amzai.
Gjatë vitit të kaluar, përmes këtyre masave në Gostivar ishin punësuar 350 persona. Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim në Gostivar, deri më 31 mars të këtij viti gjithsej 10740 persona rezultojnë të papunë. Mbi shtatëmijë persona janë me arsim fillor. Në listën e atyre që presin punë ka edhe 54 magjistër. Periudha e pandemisë dukshëm vështirësoi gjendjen ekonomike dhe shumë ndërmarrje private ishin të detyruara që të zvogëlojnë numrin e punëtorëve, prandaj planet operative për vetëpunësim kanë hasur në interesim më të madh tek personat e papunë. (koha.mk)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi