LAJMI I FUNDIT:

Google paditet se regjistroi lokacionin e përdoruesve edhe kur ata e kishin të fikur

Google paditet se regjistroi lokacionin e përdoruesve edhe kur ata e kishin të fikur

Shkaku i regjistrimit të lokacionit, Google mund të jetë në probleme të konsiderueshme.

Washington Post raporton se shteti i Arizonës së Shteteve të Bashkuara, po e akuzon Google se ka mbledhur të dhënat e lokacioneve të përdoruesve edhe kur ata e kishin jashtë funksionit, transmeton Telegrafi.

Nëpërmjet mundësisë së Settings, Google ua mundëson përdoruesve që ta fikin lokacionin.


Mirëpo, sipas padisë, të parashtruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Arizonës, Mark Brnovich, pajisjet Android vazhduan të regjistrojnë dhe mbajnë regjistrimet e lokacionit në disa aplikacione, si në  harta, njoftime për motin dhe aplikacionet e kërkimit edhe nëse përcjellja e lokacionit nuk ishte e aktivizuar.

Që të parandalohet plotësisht mundësia që pajisja të mbledhë të dhëna për lokacionin, përdoruesit e Android duhej të fiknin edhe një mundësi të dytë që është e vështirë që të gjendet.

Procedimi gjyqësor, gjithashtu pretendon se Android-i i Google ndonjëherë ndryshoi cilësimet e paracaktuara të përcjelljes së lokacionit, pa kërkuar pëlqimin e përdoruesit dhe pa i informuar.

Ky procedimi gjyqësor, kërkon dëmtime të papërcaktuara për banorët e Arizonës, por fundi i vendimit mund të shkojë deri në qindra miliona dollarë, tha Brnovich. Sipas ligjeve të Arizonës, Google gjithashtu mund të gjobitet deri në 10,000 dollarë për çdo shkelje.

“Ne kemi krijuar gjithmonë veçori të privatësisë në produktet tona dhe kemi siguruar kontrolle të forta, për të dhënat e lokacionit. Ne mezi presim ta zbardhim edhe këtë situatë”,tha një zëdhënës i Google për Washington Post.

Padyshim se kjo nuk është padia e parë këtij lloji për Google, pasi në korrik të viti 2018, Google u gjobit me afro pesë miliardë auro për shkelje të mosbesimit në Android, derisa në mars të vitit të kaluar, Google u gjobit me 1.5 miliardë euro për praktikat e reklamave që binin ndesh me ligjet e konkurrencës.

Gjatë vitit të kaluar, FTC e gjobiti Google me 160 milion euro, pasi YouTube shkeli Ligjin për Mbrojtjen e Intimitetit të Fëmijëve, kurse në muajin dhjetor Franca e gjobiti me 160 milion euro Googlen për sjellje anti-konkurruese. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Teknologji
Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

Teknologji
Apple zhvillon kufjet me kamera?

Apple zhvillon kufjet me kamera?

Teknologji
Kalo në kategori