LAJMI I FUNDIT:

Google Maps nuk është më aplikacioni kryesor për navigimin dhe hartat offline

Google Maps nuk është më aplikacioni kryesor për navigimin dhe hartat offline

Google Maps konsiderohet përgjithësisht aplikacioni më i mirë i navigimit.

Është falas, funksionon si në Android ashtu edhe në iPhone, ka shumë më tepër sesa paketa e veçorive thelbësore, dhe gjithashtu mbështet hartat offline për të punuar pa lidhje interneti.

Por nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se Google Maps është gjithashtu zgjidhja kryesore aktualisht në treg.


Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një analizë e re e kryer nga Counterpoint Research shikoi disa platforma hartash dhe vendndodhjeje aktualisht në treg për të parë se si performojnë ato në gjithsej shtatë kategori, duke përfshirë të dhënat e hartave, shërbimet e vendndodhjes, ekosistemin e zhvilluesve dhe partnerët.

Kështu, në përgjithësi, HERE është kompania që kryeson listat, jo vetëm falë softuerit të saj të vlerësuar me çmime, por edhe për shkak të investimeve të saj në zgjerimin e portofolit dhe punën me më shumë partnerë në mbarë botën.

Google është vetëm i dyti në kërkim, pasi Counterpoint thotë se shënoi mirë në një numër kategorish, duke përfshirë mbulimin e hartave, freskinë e të dhënave të hartave dhe jo vetëm.

Por nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për navigimin, mbulimin e hartave offline dhe zona të tjera që janë thelbësore për drejtuesin modern, është TomTom ai që “kryeson garën”.

Counterpoint thotë se TomTom po e luan lojën e saj si duhet, pasi kompania është zgjeruar ndjeshëm në fushën e automobilave me ndihmën e partneriteteve me një sërë emrash të mëdhenj në industri. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Mbani fëmijët larg Roblox nëse jeni të shqetësuar, u thotë prindërve drejtori ekzekutiv i platformës

Mbani fëmijët larg Roblox nëse jeni të shqetësuar, u thotë prindërve drejtori ekzekutiv i platformës

Lojëra
Kalo në kategori