Google ka rënë dakord të paguajë 300 media në BE për shfrytëzimin e përmbajtjeve të tyre

Google ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me më shumë se 300 media në gjashtë vende të Bashkimit Evropian për të paguar përmbajtjen e tyre gjersa ka njoftuar se të njëjtën ofertë do t’ua bëjë edhe vendeve të tjera.
Botuesit janë ndër kritikët më të ashpër të Google dhe prej kohësh u kanë bërë thirrje qeverive të rregullojnë pagesën e tarifave për përmbajtjen mediatike të publikuar në platformat dixhitale.
Australia përcaktoi pagesën vitin e kaluar dhe një ligj i ngjashëm hyri në fuqi në Kanada në muajin prill, raporton euronews.
Sulina Connal, drejtoreshë e departamentit të mediave të Google, njoftoi se kishin rënë dakord të paguanin për përmbajtjen me rreth treqind kompani mediatike në grupin e vendeve të Bashkimit Evropian.
“Marrëveshjet që kemi arritur deri më tani mbulojnë më shumë se 300 botime të gazetave kombëtare, lokale dhe të specializuara në Gjermani, Hungari, Francë, Austri, Holandë dhe Irlandë dhe ka shumë diskutime në vazhdim”, shkroi ajo.
Connal nuk ka specifikuar se sa do të paguajnë, por mediat gjermane përbëjnë dy të tretat e grupit dhe përfshijnë të përjavshmen Der Spiegel dhe Die Zeit dhe të përditshmen Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Kreu i Google njoftoi gjithashtu një mjet të ri, i cili do të ofrojë marrëveshje për botuesit e tjerë në BE në muajt e ardhshëm, duke filluar me Gjermaninë dhe Hungarinë.
Mjeti do t’u ofrojë botuesve një marrëveshje të zgjeruar për rishikimin e lajmeve që do t’i lejojë Google.
BE-ja miratoi një direktivë për të drejtën e autorit tre vjet më parë, duke kërkuar që platformat online të paguajnë tarifa për muzikantët, interpretuesit, autorët, botuesit e lajmeve dhe gazetarët për të publikuar përmbajtjen e tyre.
Direktiva Evropiane për të Drejtën e Autorit
Njoftimi vjen pas një beteje të gjatë nga botuesit e lajmeve për të detyruar gjigantët e teknologjisë si Google, Facebook dhe të tjerët të paguajnë për përdorimin e punës së tyre.
Bashkimi Evropian miratoi Direktivën Evropiane për të Drejtën e Autorit në vitin 2019, me shtetet anëtare që tani janë në procesin e miratimit të saj në legjislacionin kombëtar.
Ai lejon platformat online të palëve të treta si Google të negociojnë drejtpërdrejt me ofruesit e përmbajtjes.
Çështja ka shkaktuar përplasje midis botuesve evropianë të lajmeve dhe gjigantëve të teknologjisë, me mbylljen e Google News në Spanjë në vitin 2014 pas legjislacionit që e detyroi atë të paguajë një tarifë kolektive licencimi për të ripublikuar titujt ose fragmentet e lajmeve.
Spanja ka miratuar tashmë direktivën për të drejtat e autorit, e cila kërkon që platforma të tilla si Google dhe Facebook të ndajnë të ardhurat me botuesit, duke i lejuar gjithashtu ata të arrijnë marrëveshje individuale ose grupore me botuesit.
Në vitin 2021, Franca gjobiti me 500 milionë euro Google për një mosmarrëveshje me botuesit e lajmeve të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Inteligjenca artificiale po i zëvendëson punëtorët? Banka e madhe aziatike njofton shkurtimin e 4 mijë pozitave

Së shpejti robotët – të ngjashëm me njerëzit – që mund t’i përdorim për të bërë punët e shtëpisë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Së shpejti robotët - të ngjashëm me njerëzit - që mund t'i përdorim për të bërë punët e shtëpisë

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Inteligjenca artificiale po i zëvendëson punëtorët? Banka e madhe aziatike njofton shkurtimin e 4 mijë pozitave

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania