LAJMI I FUNDIT:

Gomari egjiptian burgoset për hajni

Gomari egjiptian burgoset për hajni

Një gomar egjiptian është burgosur për vjedhje të drithit nga kallinjtë e një fushe që i takonte një instituti hulumtues bujqësor në Nile Delta.

Gomari dhe pronari i tij janë ndaluar në një pikë kontrolli policor i cili është vendosur pasi që drejtori i Institutit është ankuar se dikush po i vidhte drithërat e tij, kanë raportuar mediat lokale.

Kafsha është gjetur në pronën e institutit dhe gjykatësi vendor e ka dënuar atë me 24 orë në burg.

Derisa pronari i gomarit ka shpëtuar me një dënim prej rreth gjashtë eurosh.