LAJMI I FUNDIT:

Gomarë të ngjyrosur në vend të zebrave

Gomarë të ngjyrosur në vend të zebrave

Për shkak të luftës me Izraelin, në kopshtin zoologjik në Rripin e Gazës kanë pësuar edhe shumë kafshë të pafajshme.

Duke mos pasur si të furnizohen me kafshë tjera të egra për shkak të embargos izraelite, drejtoria e kopshtit zoologjinë në Rripin e Gazës është kujtuar për një mënyrë se si do t’i gjej zebrat dhe t’i bëj të lumtur vizitorët – disa gomarë i kanë qethur pjesërisht dhe i kanë ngjyrosur në shirita zi e bardhë.

"Kemi dashur t’i bëjmë të lumtur fëmijët të cilët janë vizitorë të rregullt të kopshtit tonë zoologjik", ka thënë drejtori i kopshtit Imad Kasem.

Kasem ka thënë se deri në dimrin e kaluar, kur edhe ka filluar lufta në mes të militantëve izraelitë e palestinezë, në kopshtin zoologjik ka pasur shumë kafshë të ndryshme, nga të cilat shumica janë kontrabanduar nëpër kanale nëntokësore në mes të Gazës dhe Egjiptit.


Lufta i ka shkaktuar dëme të mëdha kopshtit zoologjik, prandaj si pasojë e granatimit izraelit të Rripit të Gazës kanë pësuar edhe shumë kafshë.

Nga 200 sa kanë qenë tani kanë mbetur vetëm 30. Vazhdimi i bllokadës së Gazës ka rezultuar me pamundësinë e blerjes së kafshëve të reja, prandaj drejtoria është dashur të zgjidh këtë problem disi.

Drejtori Kasem me krenari thotë se “askush” nuk e vëren dallimin dhe nuk e di se në kafaze janë “gomarët me shirita”, në vend të zebrave të vërteta.

Në trend Fun

Më shumë
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Demolohet kazinoja ikonike në Las Vegas, u përdorën një mijë kilogramë për ta bërë “rrafsh me tokë”

Interesante
Kush është dhe çfarë bën Khaby Lame, emigranti që humbi punën për shkak të pandemisë dhe tani çmend TikTok me 65 milionë ndjekës

Kush është dhe çfarë bën Khaby Lame, emigranti që humbi punën për shkak të pandemisë dhe tani çmend TikTok me 65 milionë ndjekës

Një miliarder rus thotë se “nuk di si të jetojë” pasi u godit nga sanksionet

Një miliarder rus thotë se “nuk di si të jetojë” pasi u godit nga sanksionet

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Kalo në kategori