Deizi Arapi, vajza nga Bilishti që kundërshtoi punonjësit e policisë së komisariatit Devoll, nuk është liruar nga ndjekje penale siç deklaroi në rrjetet sociale, por vijon të jetë ende nën hetim nga prokuroria e Korçës, për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
28-vjeçarja Arapi në mesnatën e 23 gushtit, u arrestua në qendër të qytetit të Bilishtit, pas një përplasje verbale me punonjësit e policisë së këtij qyteti. Arapi goditi me kokë dhe shkelma në gjoks, specialistin e zonës dhe më pas kundërshtoi me forcë të gjithë anëtarët e patrullës së policisë.
Por në 28 gusht, Dezi Arapi, ka dalë para gjykatës së Korçës, ku është njohur me masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në polici”, masë kjo e kërkuar nga prokurori Dashnor Nure dhe miratuar më pas nga gjyqtari i gatshëm, Arben Lera.
Rrahu policin në makinë
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga “Ora News” më datën 23 gusht rreth orës 24:00, një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe shtetasja në hetim Deizi Arapi, kanë qenë në qendër të qytetit të Bilishtit.
Ata bërtisnin dhe ulërinin nën zhurmën e një kasetofini të ndezur që ndodhej në automjetin me targa AA032BB, pronë e shtetases në hetim.
Aty kanë shkuar disa punonjës policie, të planizuar me shërbim patrullë dhe u kanë kërkuar të rinjve të ulin tonet pasi shqetësonin në mes të natës banorët përreth.
Kërkesës së punonjësve të policisë, Deizi Arapi, i është kundërpërgjigjur me fjalë fyese në drejtim të punonjësve të policisë.
Ajo nuk ka pranuar të ulë volumin e kasetofonit e policët i kanë kërkuar të shkonte me ta në Komisariat, por nuk ka pranuar.
Për këtë arsye policët kanë kryer shoqërimin e saj në komisariat. Në momentin që kanë hyrë në automjetin e policisë Deizi Arapi, ka vazhduar t’i kundërshtojë policët dhe ka goditur me kokë dhe shkelma në gjoks një nga punonjësit e policisë
Gjatë hetimeve të kryera është kërkuar ekspertimi mjeko-ligjor për policin si dhe kanë dëshmuar dhe pjesa tjetër e efektivëve të patrullës.
Mes personave të shoqëruar ka qenë dhe motra e Deizi Arapit, Xhesika Arapit, e cila pasi u pyet në polici është lënë e lirë.
Seanca
Masa sigurimit “Deturim me paraqitje” është kërkuar dhe nga mbrojtësi i Deizi Arapit, avokati i njohur Nevzat Tarelli, i cili gjatë argumentimit ligjor kërkoi deklarimin e paligjshëm të arrestimit nga policia të klientes së tij, Deizi Arapi.
Por prokurori Nure, kundërshtoi avokatin duke deklaruar para gjykatës se arrestimi i Deizi Arapit është kryer në flagrancë, gjatë kryerjes së veprës penale dhe policia shoqëron dhe arreston këdo individ që konstatohet në flagrancë duke kryer një vepër penale.
Në fund të diskutimit në seancën gjyqësore, gjyqtari Arben Lera, vendosi që Arapi të lirohet nga qelia, por 28-vjeçarja detyrohet të paraqitet dy herë në muaj në orën 10:00 pranë një oficeri të policisë në komisariatin e Devollit. /OraNews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa