Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative, ka aprovuar propozimin e GLPS dhe Qytetarë Aktivë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Komunës së Prishtinës për lejimin e realizimit të projektit “Parku i Aventurave” në Gërmi deri në vendosjen meritore të çështjes.
Kështu thuhet në komunikatën e Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).
Më 12 shkurt 2021, organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Qytetarë Aktivë kanë paraqitur nëpërmjet Qendrës për Raste Gjyqësore Strategjike padi me kërkesë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit kundër Vendimit për Leje Mjedisore Komunale 04 Nr. 352/10-151458/20 të datës 15.10.2020, vendim me të cilin Komuna e Prishtinës kishte lejuar realizimin e projektit “Parku i Aventurave“ në Peizazhin e Mbrojtur Gërmia.
Në komunikatë thuhet se “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative ka aprovuar si të bazuar propozimin e GLPS dhe Qytetarë Aktivë për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit 04.nr. 352/10-1511458/20 të Komunës së Prishtinës deri në vendosjen meritore të çështjes. Gjykata ka vlerësuar se ekzekutimi i këtij vendimi do t‘i sillte dëm natyrës i cili vështirë do të riparohej, dhe se shtyrja e ekzekutimit nuk është në kundërshtim me interesin publik e as nuk do t‘i sillte dëm të madh palës kundërshtare. GLPS dhe Qytetarë Aktivë mirëpresin vendimin e gjykatës dhe mbesin të përkushtuar në mbrojtjen e të drejtës së qytetarëve në pjesëmarrje në vendimmarrje, mbrojtjen e natyrës dhe luftimin e shmangies së kërkesave ligjore nga institucionet publike”.
Siç kanë theksuar organizatat paditëse në padi, Instituti për Mbrojtjen e Natyrës ka potencuar se lokacioni ku planifikohet të ndërtohet “Parku i Aventurave” është zona më e pasur dhe më e rëndësishme e biodiversitetit në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë, ku gjenden pyjet e ahut më të vjetra dhe më të ruajtura në Kosovë.
“GLPS dhe Qytetarë Aktivë kanë theksuar ndër të tjera se Vendimi është në kundërshtim me ligjet në fuqi. Komuna ka vepruar jashtë autorizimeve që i jep Udhëzimi Administrativ për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale, si dhe ka vepruar në kundërshtim me procedurat e parapara për këtë kategori të projekteve në Ligjin për Ndikim në Mjedis. Në anën tjetër, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, poashtu, nuk ka vlerësuar drejtë kërkesën e Komunës dhe sipas kërkesave/procedurave ligjore, siç janë të përcaktuara me Ligjin për Ndikim në Mjedis. Kështu, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit kanë shmangur kërkesat ligjore dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje për një projekt të rëndësishëm për qytetarët dhe natyrën. Mbi këtë bazë, GLPS dhe Qytetarë Aktivë kanë kërkuar nga Gjykata që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Komunës së Prishtinës deri në vendosjen meritore të rastit dhe në fund të anuloj vendimin e Komunës së Prishtinës”, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë