LAJMI I FUNDIT:

Gjysmëmaratona ‘Prishtina 2014’ më e mira, edhe Jahjaga merr pjesë

Gjysmëmaratona ‘Prishtina 2014’ më e mira, edhe Jahjaga merr pjesë

Pak ditë na ndajnë nga njëra ndër ngjarjet më të mëdha në sportin e Kosovës, gjysmëmaratona ‘Prishtina 2014’.

Këshilli Organizative i kësaj ngjarje joshëse tashmë është në vlugun më të madh të punës në mënyrë që më 11 maj, kur edhe do të nis gara të jetë gjithçka gati.

Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës (FAK), Halil Sylejmani, i ka thënë KosovaPress-it se përgatitjet po shkojnë ashtu siç është paraparë nga Këshilli Organizativ.

Sylejmani thotë se është i angazhuar çdo minutë në mënyrë që edhe kjo gjysmëmaraton të shkojë si është më së miri. I pari i FAK-s, mendon se gjysmëmaratona‘Prishtina 2014’ do të jetë gara më e mirë e zhvilluar deri tash. Sipas Sylejmanit, risi i garës së radhës është se shtegu do të jetë më i mirë së vitet e kaluar.


“Unë them ta quajmë risi është se shtegu është në rregull, ka pas disa pengesa, por sivjet shtegu nuk ka kurrë farë problemi. Edhe sivjet sikur vitin e kaluar kemi shpërblime, por tani shpërblime ka edhe për femra sikurse vitin e kaluar, ku gjinia mashkullore dhe ajo femërore kanë të njëjtin çmim .Mendoj se do të ketë garues cilësor nga Kenia. Jam duke biseduar dhe ndoshta do të vijnë pesë ose tetë sipas disa negociatave që jemi duke i bërë me disa ndërmjetësues dhe unë mendoj se ky vit do të jetë më i begatshëm, ku do të marrin pjesë atlet cilësor”, ka thënë Sylejmani, i cili mendon se kjo gjysmëmaratona do të bëhet edhe më e njohur në Ballkan dhe Evropë.

Sylejmani, i cili njihet për kontributin e madh në organizimin e ngjarjeve të tilla, beson se numri garueseve të huaj do të jetë edhe më i madh se viteve të kaluar. Sylejmani thotë se pjesë të ‘Prishtina 2014’ do të jenë mbi 1000 garues të huaj.

Kreu i FAK-së shpreson se edhe në gjysmëmaratonën ‘Prishtina 2014’ nuk do të mungojnë njerëzit e politikes. Ai thotë se pjesë e garës do të jetë kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, por Sylejmani shpreson se pjesë e kësaj garë do te jetë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

“Unë them se ka filluar të bëhet si gara më madhështorë, më gjithëpërfshirës. Nga të gjitha shtetet,ku në maratone dhe krose mund të marrin pjesë pa numër, e të cilët kanë mundësi të marrin pjesë në një garë siç është kjo, por edhe njerëz të politikës. Them të drejtën Mimoza Kusari sigurisht se do të marr pjesë, ndoshta do të marr pjesë edhe presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga. Kam informata se është duke ushtruar, por a do të marr pjesë apo jo ajo e di më së miri. Ne gjithë herë dëshirojmë të marrin pjesë njerëz nga politika, kultura, por edhe të gjithët tjerët që të jenë pjesë e kësaj gare”, theksoi Sylejmani.

Ai ka shtuar se fituesi i pari shpërblehet më 1200 euro, por sipas tij, shpërblime do të ketë edhe për garuesit që do të renditen deri në vendin e tetë. Sylejmani thotë se vetëm shpërblimet kapin shifrën 13 e 800 euro. /KP/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

Gjyqtari Jose Munuera Montero pezullohet nga ndeshjet e fundjavës mes polemikave me Real Madridin

La Liga
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Kontrata që nënshkroi Sergio Ramos është krejtësisht e çmendur: Ai mori çfarë kërkoi në klubin e tij të ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori