LAJMI I FUNDIT:

Gjyshet nga interneti ua mbarojnë çorapet

Gjyshet nga interneti ua mbarojnë çorapet

Keni dëgjuar për nuse në internet? Në faqe të internetit me një klik mund të zgjidhni gruan me të cilën dëshironi të martoheni. Mirëpo, çka nëse nuk keni nevojë për grua, e nuk keni gjyshe e cila do të qepë gjëra për ju? Tash edhe atë mund ta porositni nëpërmjet internetit!

Për fat të keq (apo për fat të mirë), gjyshja nuk do tu vjen me postë në një kuti të madhe por do të mbarojë çorape për ju.

Duke marrë parasysh trendin e thurjes me dorë, i cili ka filluar para disa vitesh në Amerikë, e ngadalë po arrin edhe tek ne, çorapet e punuara me dorë janë pjesë e domosdoshme e gardërobës tuaj.

Shumë njerëz nuk kanë gjyshe që di të thur me kërrabëza, ndërsa nuk kanë as kohë që të lëshohen në një hobi të tillë, prandaj gjyshja nga interneti është zgjidhja e duhur.


Një palë çorape të punuara me dorë nga leshi zviceran do t’ju kushtojnë 27 euro, që është çmim shumë i ulët nëse merret parasysh koha e shpenzuar për punimin e tyre.

Çmimi bëhet edhe më i arsyeshëm kur për përpunimin e tyre nuk ka nevojë për fabrika të cilat shkatërrojnë mjedisin, ndërsa as në këtë proces nuk janë të përfshirë fëmijët nga pjesët e pazhvilluara të botës.