Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të dalë në gjyq më 4 mars 2024 në një gjykatë federale në Uashington, nën akuzat se u përpoq ta zhbënte disfatën në zgjedhjet presidenciale 2022.
Vendimi 28 gushtit i gjykatëses federale, Tanya Chutkan, nënkupton se Trumpi me gjasë do të përballet me gjyq, në të paktën tri raste penale, gjatë garës së ngushtë për nominimin e kandidatit për president të SHBA-se nga radhët e Partisë Republikane.
Data e gjyqit për rastin e katërt penal kundër tij nuk është caktuar ende.
Avokatët e Trumpit kishin bërë trysni që data e gjyqit ndaj tij të caktohej për muajin prill të vitit 2026, shumë kohë pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, duke argumentuar se kishin nevojë për kohë për t’i rishikuar provat që Qeveria i ka grumbulluar.
Por, Chutkan tha se ata nuk kishin nevojë për aq shumë kohë.
“Data e propozuar nga mbrojtja për prill 2026 është shumë më tepër seç është e nevojshme”, tha ajo.
Gjyqi ndaj Trumpit pritet të fillojë vetëm një ditë para “Super të Martës”, kur më shumë se dhjetëra shtete te SHBA-së do t’i mbajnë garat e tyre për nominimin e kandidatit për president.
Ai pritet të dalë në gjyq në Nju Jork më 25 mars nën akuzat për pagimin e një yllit të pornos për ta bërë atë të heshte.
Gjyqi i tretë ndaj tij është caktuar për 20 maj 2024 në Florida, ku akuzohet se i kishte mbajtur jashtëligjshëm dokumentet e klasifikuara pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë, si dhe për pengimin e drejtësisë.
Trump nuk mori pjesë në seancën dëgjimore të së hënës. Ai e kishte kritikuar gjykatësen Chutkan në të kaluarën, duke thënë, pa pasur prova, se ajo është e njëanshme ndaj tij.
Chutkan e ka paralajmëruar Trumpin të mos postojë më online deklarata nxitëse rreth dëshmitarëve apo personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.
Trumpi i ka cilësuar të gjitha katër rastet penale kundër tij si përpjekje të nxitura politikisht për të mos e lejuar atë të kthehet në pushtet.
Ai u deklarua i pafajshëm në tri prej katër rasteve penale, dhe pritet të dalë para gjykate në Xhorxhia më 6 shtator për t’u deklaruar për rastin e katërt penal. Edhe ky rast ka të bëjë me përpjekjet e tij për ta zhbërë humbjen e zgjedhjet e vitit 2020.
Në Uashington, avokatët e Trumpit thonë se kanë nevojë për kohë për t’i shikuar provat e Qeverisë.
“Liria dhe jeta e këtij njeriu është në pyetje dhe ai meriton përfaqësim të duhur”, tha avokati John Lauro.
Prokurorët thonë se shumica e provave përbëjnë materiale publike, si deklarata e Trumpit dhe procesverbalet e Kongresit. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë