Derisa po dëgjohej dëshmitari Bajram Ademi, babi i të akuzuarës për veprën penale të shtytjes në vrasje të rëndë, Resmije Bytyqi, pati një debat të ashpër në mes të prokurorit Genc Nixha dhe mbrojtësit të të akuzuarit Murat Ademi, avokatit Bahtir Troshupa.
Një gjë e tille ndodhi në gjykimin që ka të bëjë me vrasjen e të tanimë të ndjerit, Abedin Bytyqi, që kishte ndodhur më 6 tetor 2016, me të cilën janë ngarkuar të akuzuarit Murat Ademi, Resmije Bytyqi, Fadil Fetiu dhe Reshat Ademi.
Sipas aktakuzës, viktima pasi ishte rrahur, ishte mbytur duke iu vënë zjarri dhe më pas duke u groposur, raporton “Betimi për Drejtësi”.Në seancën e së mërkurës, dëshmitari Bajram Ademi, tha se nuk ka njohuri se vajza e tij ka pasur probleme me tani të ndjerin dhe se nuk e di nëse i ndjeri ka pasur probleme me dikë. Dëshmitari Ademi tha se para rastit të ndodhur, të zhdukjes së të ndjerit Abedin Bytyqi, nuk ka ditur asgjë dhe se pas rastit, lidhur me atë ka biseduar vetëm me bashkëshortenI njëjti deklaroi se me të akuzuarit ka tashmë 4 vite që nuk dalin, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Ka ardhur Murati në oborrin e shtëpisë time dhe i ka thënë vajzës time Resmijes, në qoftë se të thirr dikush në telefon, ti lajmëro menjëherë policinë”, tha dëshmitari se ka ndodhur pas rastit.Mirëpo, derisa avokati Bahtir Troshupa i parashtronte pyetje dëshmitarit, prokurori Nixha i kundërshtonte ato, çka dhe nxiti debat të ashpër mes tyre.“Ko me reagu në çdo pyetje tane”, thotë prokurori Nixha.“Nëse nuk më ndërhyni dhe nuk më jepni këshilla shumë, unë e kryej këtë punë qishtu”, tha avokati Troshupa.
“Jo mor jo, na kemi me të dhëna këshilla ty derisa të bën pyetje qysh duhet…”, vazhdon prokurori.“Jam i gatshëm me mësu por jo me më dhënë këshilla. Unë i ngoj këshillat prej atyre që se shkelin ligjin, e jo prej juve që e shkelni përditë”, iu përgjigj avokati.Pas kësaj, prokurori kërkoi nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Xheladin Osmani, që avokatit t’i tërhiqet vërejtja.
“Të lutem tregoja që edhe një herë po e tha qet punë, atëherë merremi vesh ndryshe”, tha prokurori Nixha.“Atëherë ti po më kërcënon mu?”, e pyeti avokati Troshupa.“Po të kërcënoj se ti s’ki të drejtë me më thanë mu ‘na qysh mirrem vesh’, se unë jom prokuror”, vazhdoi prokurori.“Unë jom i barabartë me ty”, iu drejtua avokati prokurorit.“Jo ti s’je bashkë me mu, ti je i barabartë me mu, po unë e di punën tem qysh e kryej. Jo ti me më kallxu…. Po s’ki faj ti, se ka faj…jo faj…po përgjegjësia e gjyqtarit është…”, vazhdoi prokurori Nixha, duke konsideruar pyetjet e avokatit Troshupa si shumë provokative.
Pas debatit të tyre, gjykimi ka vazhduar me dëshminë e dëshmitarit Ademi.Ndryshe, lidhur me këtë akuzë, Gjykata Themelore në Prizren, më 7 tetor 2019, e kishte shpallur fajtor për vrasje të rëndë, Murat Ademin dhe të njëjtin e kishte gjykuar me 25 vjet burgim.Resmije Bytyqi, e cila kishte qenë bashkëshorte e të ndjerit, për veprën penale të shtytjes në vrasje të rëndë, ishte dënuar me 20 vjet burgim.I akuzuari Fadil Fetiu, ishte shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe për këtë, ishte gjykuar me 12 vjet burgim.Kurse, i akuzuari tjetër, Reshat Ademi, nga gjykata e shkallës së parë ishte shpallur i pafajshëm për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.
Sipas aktgjykimit, të akuzurve Ademi dhe Bytyqi, në dënim do tu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 18 tetori 2016 deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, kurse të akuzuarit Fetiu, do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 18 nëntori 2016 deri më 28 qershor 2017, si dhe prej datës 20 maj 2019 e deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzon Murat dhe Reshat Ademin se me 6 tetor 2016, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore, të ndjerin Abedin Bytyqi kurse, Resmije Bytyqin e akuzon për shtytje në kryerjen e vrasjes.
Fadil Fetiu fillimisht akuzohej për mos lajmërim të veprës penale, mirëpo, më 7 maj 2019, e kishte ndryshuar aktakuzën sa i përket Fetiut, ashtu që të njëjtin e ka ngarkuar me veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.
Sipas aktakuzës, vëllezërit Ademi, janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën Resmije Bytyqi, të cilën e kanë vajzë të axhës dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj, viktima, po e keqtrajtonte atë, duke e rrahur. Më pas, sipas organit të akuzës, ajo u kishte kërkuar atyre që ta vrasin burrin e saj, duke u thënë se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë.
Në dispozitivin e aktakuzës thuhet se i akuzuari Murat Ademi, i shtyrë nga e akuzuara Bytytqi, ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Fadil Fetiu, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin.
Tutje, në aktakuzë thuhet se Murat Ademi e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur ku e priste i akuzuari tjetër Reshat Ademi dhe më pas të dytë e kanë goditur atë me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë zjarrin dhe më pas e kanë groposur. /BetimipërDrejtësi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet