LAJMI I FUNDIT:

Gjykatësit e jurive në disa qytete të Maqedonisë bojkotojnë seancat gjyqësore

Gjykatësit e jurive në disa qytete të Maqedonisë bojkotojnë seancat gjyqësore

TV Shenja bën të ditur se gjykatësit e jurisë kanë filluar bojotim të përgjithshëm të gjykimeve pasi që nuk u rriten mëditjet që për momentin nuk arrijnë as 200 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata thonë se kanë bërë vazhdimisht trysni te Qeveria, Ministritë e Financave, Drejtësisë, por ende asgjë. Trysni është bërë edhe të Këshilli Gjyqësor si edhe te organet tjera, që në buxhetin e vitit 2018 të përfshihen edhe ata.

Në të kundërtën, ata paralajmërojnë paralizim të tërësishëm të gjyqësorit. Në bojkot janë futur gjykatësit e Tetovës, Shkupi 1 dhe 2, Shën Nikollës, Kratovës, Gostivarit, Kumanovës e Velesit.


Artan Miftari, gjykatës jurie në Tetovë thotë se bojkoti bëhet për mosrregullimin e statusit juridik të gjykatësve të jurisë dhe për shkak të mënyrës së pagesës.

”Bojkotin e bëjmë për shkak të mosrregullimit të statusit juridik të gjykatësve të jurisë dhe për shkak të mënyrë së pagesës. Me ligjin e ri detyrat dhe obligimet i kemi thuajse të barabarta me gjykatësin profesional, ndërsa mënyrë e pagesës ka mbetur me mënyrën e vjetër ku paguhemi 200 denarë për mëditje që është e papranueshme dhe shumë nënçmuese”, deklaron Miftari.

Zoran Karaxhoski nga Këshilli Gjyqësor thotë se janë këkruar takime me ministrat e Financave dhe Drejtësisë, por pa rezultat.

“Ne kemi bërë urgjencë disa herë. Kemi kërkuar takime me ministrat e Financave dhe Drejtësisë, dhe nuk ka pasur sukses. Por, kemi premtim gojor se me sjelljen e buxhetit për vitin 2018 nga ana e Kuvendit, ku është edhe buxheti gjyqësore se do të ketë mjete për rritjen e kompensimit për gjykatësit ëë. I falënderoj gjykatësit për durimin, që nuk i bojkotojnë gjykimet, por ende paraqiten në punë. Ka gjasa që në fillim të vitit 2018 ministri i Drejtësisë ta ndryshojë rregulloren për kompensimin e gjykatëve ëë”, deklaron Karaxhoski.

”Një mëditje arrin afro 200 denarë, dhe 50 denarë për harxhime rruge, për ata që jetojnë në disa kilometra largësi nga gjykata. Teorekisht gjatë ditës mund të jetë prezent në dhjetë gjykime ose vetëm në një gjykim gjatë ditës, ndërsa nëse nuk paraqitet fare nuk ka honorar. Bëhet fjalë për vërtetë shumë të vogël. Për një muaj, 20 ditë pune nëse dikush shkon përditë, arrin afro 4, mijë ose 5 mijë denarë me gjithë harxhime rruge”, përfundoi Karaxhoski./Shenja/Telegrafi/