Shoqata profesionale për dëme të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë, “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar sot një dosje shtesë për të cilën po kërkojnë vlerësimin e Gjykatës më të lartë në vend, asaj Kushtetuese.
Dosja e dorëzuar nga drejtori i shoqatës, Jahir Bejta, përmban ankesën e shoqatës për mos trajtimin e padisë së tyre të bërë në vitin 2008 rreth dëmeve të shkaktuara ndaj shqiptarëve gjatë luftës, e me të cilën kërkohet kompensim.
Bejta me rastin e dorëzimit të dosjes tha se prej fillimit të veprimtarisë kjo shoqatë është nëpërkëmbur duke mos u përkrahur në shqyrtimin e padive të dëmeve të luftës. Ai më tutje ka thënë se gjykatat në vend nuk kanë trajtuar paditë nga shqiptarët për dëme, por e njëjta nuk kaq ndodhur edhe me paditë e serbëve.
“Fillimisht nuk na i ka pranuar paditë Gjykata Themelore, edhe pse paraprakisht i kane shqyrtuar paditë serbe [të serbëve], na i kanë quajtur të rrezikshme, merre me mend. Edhe palët paditëse janë detyruar që t’i dorëzojnë përmes postës në vitin 2010. Fiks plot 3 vjet s’kemi pas përgjigje fare, pas 3 vjetëve refuzimi apriori me qëndrim prej së larti hedhen poshtë për jo kompetencë, plus asaj kërkohet edhe kompensimi i taksës 30 euro që ishte në kundërshtim me ligjin për kategoritë e luftës, sepse sipas të njëjtit kategoritë e luftës janë të liruar nga taksat gjyqësore, administrative dhe publike”, tha ai.
Bejta bëri të ditur se kërkesa e dorëzuar sot u plotësua edhe me argumente shtesë bazuar në ligje ndërkombëtare humanitare.
“E kemi plotësuar me ligjin ndërkombëtar humanitar për Kosovën, në atë ligj neni 3 në mënyrë decidive thotë se në Kosovë ka ndodh konflikt me përmasa të vrasjes së popullatës civile dhe dëmtim të pronës ashtu që ka marr karakter të luftës dhe institucionet tona dhe gjykatat janë të obliguara t’i implementojnë konventat e Gjenevës dhe po shpresojmë se do të kthen për së pari Gjykata Kushtetuese”, tha ai.
Bejta pati edhe një porosi. Ai tha se nëse ndokujt i shkon ndërmend për një falje eventuale të dëmeve të luftës, në dialogun Kosovë-Serbi, atëherë kjo do të kundërshtohet me veprime të ndryshme. Qoftë peticione apo veprime të tjera, pasi që jeta e njeriut edhe prona private janë të garantuara me Kushtetutë dhe Konventa Ndërkombëtare.
Gjatë dorëzimit të dosjeve pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të familjeve të dëmtuara.
Afro një mijë padi janë hartuar nga kjo shoqatë, dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk ka mundësi juridike për të paditur një shtet tjetër për dëmet, në këtë rast Serbinë me të cilën Kosova nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi juridik në fushën penale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania