LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore i dënon me 18 vite burg dy të akuzuar

Gjykata Themelore i dënon me 18 vite burg dy të akuzuar
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve B.R.1 dhe B.R.2 për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë” dhe veprës penale
“Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të datës 29.01.2021.

“Gjykata ka bërë ricilësimin e veprës penale sa i përket të akuzuarit B.R.1 dhe të njëjtin e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vite për veprën penale Vrasje nga neni 172 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 07.09.2019, të njëjtit me aktvendim të veçantë i është vazhduar masa e paraburgimit. Gjykata konform nenit 364 të akuzuarin B.R.1 e liron nga vepra penale Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Gjykata gjithashtu thuhet se ka bërë ricilësimin e veprës penale sa i përket të akuzuarit B.R.2 dhe të njëjtin e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tri (3) vite për veprën penale Pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 paragrafi 1, në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 07.09.2019, ndërsa të akuzuarit B.R.2 i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lëshohet menjëherë në liri.


“Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil. Obligohen të akuzuarit që të paguajnë shpenzimet e procedurës dhe atë për paushallin gjyqësor shumën prej 400 euro secili veç e veç, si dhe fondin për kompensimin e viktimave në shumë nga 50 euro”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori