LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale, përcaktuese e zhvillimeve apo destabilitetit në Kosovë?

Gjykata Speciale, përcaktuese e zhvillimeve apo destabilitetit në Kosovë?

Kosova mund të përballet me situata të paparashikueshme gjatë vitit 2017, për shkak të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, thonë analistët politikë. Sipas tyre, ka zhvillime që mund të parashikohen, siç është vazhdimi i dramës politike rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por do të ketë edhe zhvillime të paparashikueshme, të cilat mund ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve.

Analisti politik, Arben Qirezi, mendon se në këtë vit Kosovën e presin në radhë të parë paqartësi, për shkak të zhvillimeve që mund të pasojnë fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krime lufte. Por, pavarësisht zhvillimeve që mund të pasojnë Gjykatën Speciale, Qirezi mendon se top-prioriteti i këtij viti duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai vlerëson se çështjet si ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk do të duhej të ishin prioritete të dorës së parë për vitin 2017, marrë parasysh se për këto tema, institucionet e Kosovës nuk gjetën zgjidhje gjatë gjithë vitit 2016. Qirezi pret që vetëm një qeveri e re, e dalë pas procesit të zgjedhjeve, do të mund t’i adresonte çështjet më të ndjeshme, duke mos besuar në fuqinë e qeverisë aktuale për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.


Ndërkaq, analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, mendon se zhvillimet politike që kanë përshkuar vitin 2016, do të vazhdojnë edhe këtë vit. Para së gjithash, ai mendon se çështja e Demarkacionit dhe Asociacioni i komunave serbe do të mbizotërojnë sërish agjendën politike. Por, si sfidën më të madhe, Muhaxhiri e parasheh nisjen e punës së Gjykatës Speciale. Tutje, thotë po ashtu se problem më vete po paraqet edhe mos funksioni, sipas tij, i Qeverisë së Kosovës. Muhaxheri mendon se koalicioni aktual, pavarësisht se përbëhet nga dy partitë më të mëdha në vend, më shumë po krijon sesa që po zgjidh probleme. Andaj, një gjendje e tillë do të vazhdojë edhe këtë vit, thotë Muhaxhiri, duke besuar se në një fazë do të jetë e domosdoshme edhe ndërhyrja politike ndërkombëtare.

Përderisa opinionistët shprehen mjaft pesimistë se koalicioni aktual do të mbijetojë deri në fund të mandatit, kryeministri Isa Mustafa është shprehur i bindur se agjenda politike dhe prioritetet e qeverisë së tij, do të zbatohen gjatë këtij viti. Mustafa ka theksuar se viti 2017, mes tjerash do të jetë vit i zhvillimit, por edhe i lëvizjes së lirë, pa viza.

”Besoj shumë se në vitin 2017 do të kemi suksese, do të jetë vit i lëvizjes së lirë, vit i punës dhe i zhvillimit. Andaj, të punojmë me përkushtim dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për shtetin tonë”, ka deklaruar Mustafa.

Sidoqoftë, pavarësisht zhvillimeve të paparashikueshme që eventualisht mund të sjell Gjykata Speciale, një sfidë më vete për skenën politike në Kosovë mbetet gjetja e rrugës së bashkëpunimit ndërmjet pushtetit dhe opozitës për disa çështje, të cilësuara të interesit madhor, siç janë dialogu me Serbinë dhe marrëveshjet që prodhon ai, pastaj liberalizimi i vizave dhe demarkacioni, si dhe themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, që kërkon edhe mbështetjen e përfaqësuesve të pakicave. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Osmani: Presidenti historik Rugova ishte politikan i jashtëzakonshëm, ishte zëri i Kosovës në botë e ndërtoi aleanca

Osmani: Presidenti historik Rugova ishte politikan i jashtëzakonshëm, ishte zëri i Kosovës në botë e ndërtoi aleanca

Lajme
Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Ia dëmtuan veturën me mjete të forta dhe e kanosen, viktima nga Ferizaj përfundon në pranga të policisë si i dyshuar

Ia dëmtuan veturën me mjete të forta dhe e kanosen, viktima nga Ferizaj përfundon në pranga të policisë si i dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori