LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale bën një hap para në ngritjen e aktakuzave, nxjerr Direktivën për Mbrojtësit

Gjykata Speciale bën një hap para në ngritjen e aktakuzave, nxjerr Direktivën për Mbrojtësit

Gjykata Speciale, apo siç njihet zyrtarisht Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë bërë një hap para drejt fazës së ngritjes së aktakuzave të para. Dhe pikërisht të akuzuarit apo të dyshuarit që kanë kryer krime, janë përfituesit të vendimit që ka ndërmarrë Specialja.

“Në kuadër të mandatit të tyre për mundësimin e procedurave të drejta dhe të sigurta, Dhomat e Specializuara të Kosovës garantojnë të drejtat themelore të të dyshuarve ose të akuzuarve për mbrojtje, si dhe ato të viktimave. Për mbrojtjen e të dyshuarve ose të akuzuarve dhe për pjesëmarrjen e viktimave nevojiten mbrojtës kompetent”, thuhet në komunikatën për media.

Me miratimin e Kryetares, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, pas këshillimeve me gjykatësit, Administratorja, dr. Fidelma Donlon, ka nxjerrë Direktivën për Mbrojtësit, e cila ka hyrë tashmë në fuqi.


“Direktiva për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve. Vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash”, thuhet në komunikatë.

Rrjedhimisht, ftesa për dorëzimin e kërkesave për pranim në Listën e Mbrojtësve nga sot është e hapur.

Kjo nënkupton Lista e Mbrojtësve të Specializuar, duhet ti dërgohen Zyrës së Mbrojtjes të Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara të Kosovës, Lista e Mbrojtësve të Viktimave, duhet të dërgohen në Zyrën për Pjesëmarrjes së Viktimave te Zyra Administrative e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndërsa Formulari i Kërkesës dhe Udhëzuesin në lidhje me plotësimin e formularit të kërkesës përpranim në Listën e Mbrojtësve mund t’i gjeni në faqen e Speciales në Internet.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori