LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë këtë javë do ta diskutojë ndryshimin e emrit shtetëror

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë këtë javë do ta diskutojë ndryshimin e emrit shtetëror

Gjykata Kushtetuese deri në fund të kësaj jave do të fillojë me diskutimet rreth nismave të parashtruara nëse janë në pajtim me kushtetutën katër amendamentet e votuara vjet në janar në Kuvendin e Maqedonisë me dy të tretat.

Bëhet fjalë për amendamentet kushtetuese 33, 34, 35 dhe 36 prej të cilëve u mundësua ndryshimi i emrit zyrtar të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me amendamentin 33 në Kushtetutë, ‘Republika e Maqedonisë’ ndryshohet me ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’, ndërsa fjala ‘Maqedonia’ me ‘Maqedonia e Veriut’ përveç se në nenin 36.


Ndryshe, krahas ndryshimit të amendamenteve, po ashtu është kundërshtuar edhe votimi i Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe referendumi./Telegrafi/