Me arsyetimin se në Kosovë ende vepron vetëgjyqësia gjegjësisht frika nga gjakmarrja, Gjykata Federale me seli në Lozanë ka marrë një vendim që e kundërshton vendimin për dëbim të kosovarit, që kishte marrë Zyra e Luzernit për Migracion.
Se gjakmarrja ndër shqiptarët mjerisht, vazhdon të jetojë, këtë ta kujtojnë edhe mediat e vendeve me diasporë shqiptare. Herë me bazë e herë për qëllime përfitimi, mjaft shqiptarë përmendin frikën nga gjakmarrja si motiv për azil në vendet përkatëse ose për t’i ikur dëbimit nga ato vende.
Së fundi një shqiptar 33 vjeçar nga Kosova ka përfituar nga ndjeshmëria e drejtësisë zvicerane për këtë dukuri anakronike shqiptare. Ai madje ka marrë konfirmimin nga shkalla më e lartë e gjyqësisë helvetike se nuk bën të kthehet në Kosovë, pasi që atje e kërcënon gjakmarrja, shkruan luzernerzeitung.ch.
Me arsyetimin se në Kosovë ende vepron vetëgjyqësia gjegjësisht frika nga gjakmarrja, Gjykata Federale me seli në Lozanë ka marrë një vendim që e kundërshton vendimin për dëbim të kosovarit, që kishte marrë Zyra e Luzernit për Migracion, transmeton albinfo.ch.
Zyra në fjalë nuk ka të drejtë së paku përkohësisht, ta deportojë 33 vjeçarin, përkundër faktit se ai kishte kryer delikte për të cilat i takonte dëbimi.
Në verë të vitit 2015 zyra në fjalë kishte vendosur ta dëbonte atë në Kosovë duke ia ndaluar edhe qëndrimin në zonën Shengen. Këtë vendim pastaj e kishte mbështetur edhe Gjykata e Kantonit e Luzernit. Por, sipas Gjykatës Federale, Zyra për Migracion duke marrë vendimin e përmendur e kishte neglizhuar faktin nëse personi në fjalë rrezikohej po të kthehej në Kosovë.
Baza për vendimin për dëbim të kosovarit ishte mjaft bindëse: ai në vitet 2011 dhe 2012 ishte akuzuar për vjedhje ndërkufitare në nivel bandash dhe në baza të rregullta, të realizuara në Gjermani dhe në Zvicër, gjegjësisht në Luzern.
Për të gjitha këto delikte, prokuroria e Lucernit kishte kërkuar për të gjashtë vite burg ndërsa lënda është ende e papërfunduar, në Gjykatën e Krimeve në Luzern.
Kosovari ishte arrestuar në Francë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar. Atje ai ishte martuar me një franceze me të cilën ka dy fëmijë. Autoritetet franceze e kanë ekstraduar atë në qershor të vitit 2014 te autoritetet në Lucern, kua ai vazhdon të qëndrojë në burg duke pritur zhvillimin e procesit.
Por çfarë mund të ndodhë me personin pasi ta mbarojë vuajtjen e burgut? Ai në Zvicër nuk ka leje qëndrimi ndërsa në Francë i ka dalë afati lejes. Për këtë arsye Franca e refuzon pranimin e tij, pasi që kërkesa për kthim në Francë nga Luzerni kishte arritur me vonesë. Nisur nga kjo, për autoritetet e Luzernit çështja ishte e qartë: kosovari, pas vuajtjes së dënimit duhet të dëbohet në vendin e prejardhjes, në Kosovë. Dhe prej atje ai, po të donte, mund tua bënte një kërkesë autoriteteve franceze për kthim në Francë.
Ndërkaq në ankesën e bërë në Gjykatën Federale, kosovari ka theksuar se në Kosovë është i kërcënuar nga përulja dhe madje edhe nga vdekja. Kjo për faktin se motra e tij shtatzënë ishte lëshuar nga burri i saj për çka pastaj babai i tij e kishte vrarë dhëndrin në vitin 2012. Dhe përkundër faktit se babai ishte dënuar me 40 vjet burg, familja e të vrarit kishte hedhur poshtë pajtimin. Me fjalë tjera, ajo kërkon gjakmarrje. Kështu, kosovari i akuzuar për delikte në Zvicër është i kërcënuar nga familja e viktimës dhe njëherësh nuk gëzon mbrojtje nga shteti në Kosovë. Këtë ai e shpjegon me faktin se familjarët e viktimës kanë lidhje të ngushta me qeverinë, politikën dhe shoqërinë në Kosovë.
Pikërisht këto lidhje të mundshme dhe kërcënimi me gjakmarrje është dashur të merreshin më shumë parasysh nga autoritetet e Luzernit, mendon Gjykata Federale, në mënyrë që të përjashtohej rreziku nga dhuna dhe trajtimi çnjerëzor.
Po ashtu Gjykata Federale kërkon që të sqarohet edhe njëherë nëse autoritetet franceze do të ishin të gatshme t`ia mundësojnë kosovarit qëndrimin te familja e tij në Francë.
Edhe organizata për ndihmë refugjatëve (Flüchtlingshilfe) e konsideron të drejtë vendimin nga Lozana. Sipas një zëdhënësi të saj “ka pasur mangësi evidente në sqarimin e gjendjes nga ana e Zyrës për Migracion, ndërkohë që sqarimi lidhur me rrezikun në vendin e prejardhjes duhet të jetë diçka standarde.
Ndërsa organizata Amnest Schweiz thotë se veprimi i autoriteteve të Luzernit nuk është rast i veçuar. “Edhe për kriminelët vlejnë te drejtat e njeriut”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame